E-Diaspora
Vrasja në Francë, bashkëshortja dyshonte se burri i saj po e tradhëtonte me fqinjen
Vrasja kishte bërë jehonë të madhe në qytetin e qetë Dole të Francës: Një kufomë pothuajse me kokë të prerë, ishte gjetur në një banesë në qendër të qytetit, më 29 shtator, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.
Artan Sekiraqa, një qytetar 33 vjeçar kosovar, ka jetuar në këtë banesë në katin e tretë të rrugës “Grande-Rue” 39A. Pranë kufomës së tij ishte gjetur një lloj sëpate, ndërsa analizat e ADN-së janë ende në rrjedhë e sipër.
Një kundërmim i fortë kishte alarmuar lagjen. Personi kishte vdekur disa ditë më parë.
Dyshimet e Prokurorisë së Dizhonit, shumë shpejt ranë mbi bashkëshorten Suzana Sekiraqa, gjithashtu 33-vjeçare, e cili ishte zhdukur nga Franca duke marrë me vete dy fëmijët e saj të moshës 4-, dhe 10-vjeçare. Ndaj saj ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar dhe ishte lokalizuar në afërsi të Prishtinës në Kosovë, falë telefonit të tij celular, informon më tej Albinfo.ch.
Në fillim të tetorit, ajo arrestohet nga policia kosovare dhe i ka pranuar akuzat për veprën e kryer, ka theksuar të hënën Prokuroria e Besançonit. Autorja e dyshuar nuk do të gjykohet në Francë.
Gjykata vendosi të heqë dorë nga rasti përmes procedurës së “denoncimit zyrtar” në dobi të drejtësisë kosovare, vendit ku banon familja e viktimës dhe ajo e autorit.
Prandaj, Suzana Sekiraqa do të gjykohet në Kosovë dhe të gjitha aktet e procedurës, duke përfshirë edhe analizën e ADN-së dhe dëshmitë e ndryshme të grumbulluara, do të përcillen tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.
Motivi për këtë vrasje dyshohet të jetë një marrëdhënie jashtëmartesore me fqinjen, të cilën e dyshuara disa herë e kërcënoi se do ta vriste, shkruajmë më tej mediat franceze, njofton Albinfo.ch.
Përderisa në Francë do të zhvillohej një proces i rregullt gjyqësor, mediat franceze paralajmërojnë se traditat lokale mund ta përshkallëzojnë situatën në mes dy familjeve, sipas Kanunit. Një traditë e vjetër e gjakmarrjes, që aktualisht ende është e pranishme në këtë vend.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë Për një numër pacientësh nga viset shqiptare që jetojnë në Austri, mosnjohja e gjuhës gjermane përbën... -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri
Jeta në Austri
-
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë Për një numër pacientësh nga viset shqiptare që jetojnë në Austri, mosnjohja e gjuhës gjermane përbën... -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës















