Sport
Zvicra mundet nga Kosova
Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka arritur fitore të rëndësishme në kualifikimet për Evropianin 2019, duke e mposhtur Zvicrën, në ndeshjen që është zhvilluar në Qipro.
Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit, pas humbjes nga Skocia, fituan 1:0 ndaj Zvicrës. Golin e vetëm e realizoi Valon Zumberi në minutën e 63-të, përcjell albinfo.ch.
Tani Kosova në Grupin 5 kualifikues është në pozitën e dytë me tre pikë. Skocia prin me katër pikë, Zvicra është e treta me tre dhe Qipro me një në fund. Në ndeshjen e ardhshme Kosova do të ndeshet me Qipron.
Ndërkohë, Shqipëria ka mundur Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit në grup, me rezultat minimal 1:0. Kuqezinjtë përfunduan grupin me këto tre pikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online














