CH-Ballkani
Mali i Zi premton ndihmë për Kosovën në transformimin e FSK-së
Mali i Zi do ta mbështesë dhe do ta ndihmojë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Këtë porosi e ka dhënë në Prishtinë ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.
Ai, pas takimit që ka pasur me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha, tha se shteti i tij do ta përkrahë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, përcjell albinfo.ch.
I pyetur për qëndrimin e Malit të Zi lidhur me votimin e Kuvendit të pakos së tri ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri, Boshkoviqi ka thënë se nuk përzihen në çështjet e brendshme të shteteve fqinje. Sipas tij, është detyrë e Prishtinës zyrtare që të punojë në këtë drejtim dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.
Ai e ka komentuar edhe reagimin e Serbisë për dërgimin e dy pjesëtarëve të Malit të Zi në KFOR, pas anëtarësimit në NATO të këtij shteti, duke thënë se Mali i Zi është i përkushtuar për interesa nacionale. Ndërsa, ministri i FSK-së, Berisha, ka thënë se Mali i Zi gjithmonë ka qenë partner i rëndësishëm i Kosovës, derisa pret që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë ngushtë, e sidomos gjatë periudhës së transicionit të FSK-së.
Komisioni fillon shqyrtimin e pakos së projektligjeve për FSK-në
Komisioni për Punë të Brendshme ka filluar shqyrtimin e pakos së projektligjeve për FSK-në. Është marrë vendim që të formohet një grup punues, pjesë e të cilit do të jenë vetë anëtarët e Komisionit Parlamentar.
Ky komision, gjithashtu, ka vendosur që të bëhen edhe dy dëgjime publike, njëri në Prizren me komunitete të ndryshme dhe tjetri në Graçanicë me komunitetin serb. Anëtarët e komisionit, me përjashtim të atij nga Lista serbe, kanë votuar pro procedimit tutje të kësaj pakoje.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













