Lifestyle
Pink e Rihanna refuzojnë Super bowl
Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna, ka refuzuar mundësinë që të performojë në spektaklin e Super Bowl, kanë shkruar disa nga mediat amerikane, të gjitha duke cituar burime të paemëruara.
Gazetat kanë shkruar se Rihanna ka refuzuar këtë ftesë që të solidarizohet me futbollistin e Ligës Kombëtare të Futbollit, Colin Kapernick, i cili shkaktoi debat të ashpër në vend, pasi u gjunjëzua gjatë intonimit të himnit amerikan.
Qysh në shtator flitej se bendi që do të performojë në ngjarjen më të shikuar në SHBA do të jetë Maron 5, dhe e gjithë kjo doli të jetë e vërtetë vetëm pasi Rihanna e ka refuzuar ofertën.
Disa media tëtjera amerikane, krahas kësaj, kanë shkruar se pjesëmarrjen në Super Bowl e kishte refuzuar edhe këngëtarja Pink.
Sidoqoftë, protesta e futbollistit, i cili edhe e ka paditur ligën, kishte filluar më herët kur ishte mundësia që Donald Trump të bëhej president. Kapernick kishte protestuar kundër dhunës ndaj zezakëve në SHBA.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













