Uncategorized
Gjermania dhe Austria përshëndesin votimin e Kuvendit të Maqedonisë
Kancelari austriak Kurz dhe ministri gjerman Roth kanë përshëndetur votën pro të 80 deputetëve.
Kancelari austriak Sebastian Kurz i cili erdhi në shtator në Maqedoninë Veriore për të bindur qytetarët që të dalin në votime, ka përshëndetur votimin e djeshëm në kuvend për ndryshimet kushtetuese.
“Ajo jep një erë të fortë në anën e përpjekjeve për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të ardhshëm”, thotë Kurc, duke e quajtur tashmë vendin me emrin e ri, shkruan albinfo.ch.
Ai ka theksuar se afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është prioritet i rëndësishëm i udhëheqësisë austriake dhe shtoi se pasi që këto vende të bëhen anëtare të BE-së, Unioni do të jetë i plotë.
Ministri shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth, gjithashtu ka përshëndetur votimin dhe ka përgëzuar kryeministrin Zoran Zaev.
“Lajme të mrekullueshme. Shtetësia përpara lojërave partiake! Kuvendi i Maqedonisë me dy të tretat ka votuar për Marrëveshjen e Prespës. Hap i madh përpara drejt BE-së dhe NATO-s. Përgëzime deri te Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov, Bujar Osmani dhe të gjithë miqtë nga Maqedonia”, shkruajti Roth.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











