Bota
Zbulohet e vërteta për zhdukjen e gazetarit të Arabisë Saudite
Ishte raportuar se ishte zhdukur pasi kishte hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.
Gazetari Jamal Khashoggi nga Arabaia Saudite kishte hyrë në konsullatën sauditë në Stamboll dhe nga aty nuk doli më.
Për disa javë u dhanë versione të ndryshme, për zhdukjen e më pas vdekjen e tij.
Në anën tjetër, Presidenti Rexhep Taip Erdogan kishte kërkuar, hetim të plotë në lidhje me zbardhjen e rastit të gazetarit saudit, shkruan Albinfo.ch.
Mediat amerikane, kanë raportuar se Arabia Saudite ka pranuar se gazetari Jamal Khashoggi vdiq brenda konsullatës saudite në Stamboll.
Sipas një prokurorit saudit, gazetari ishte përfshirë në një përleshje që ka rezultuar në vdekjen e tij.
Sipas prokurorit 18 persona janë arrestuar.
Gazetari saudit, Jamal Khashoggi, i cili ka punuar si kolumnist për Washington Post, ka qenë kritik i ashpër i Arabisë Saudite.
Më 2 tetor të këtij viti, ai ka hyrë në konsullatën sauditë në Stamboll të Turqisë për të nxjerrë disa dokumente dhe nuk është parë duke dalë nga aty.
Autoritetet turke besojnë se gazetari u vra brenda konsullatës, akuzë kjo që Arabia Saudite e ka mohuar deri tani.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














