E-Diaspora

Shaqiri: Nusja ime do të jetë kosovare nga Zvicra

“Por është ende pak si herët për diçka të tillë. Të presim njëherë, nëse do të ndodhë kështu”

Xherdan Shaqiri po ia kalon shumë bukur në Munih. Jo vetëm në fushë të futbollit, ku javëve të fundit i është rritur angazhimi nga ana e trajnerit, por edhe jashtë saj. Ai ndjehet shumë mirë në metropolin gjerman, ku po ashtu ka filluar të bëhet i njohur dhe i dashur nga publiku… Nga pjesa femërore e këtij publiku, akoma më shumë!

Edhe në facebook, xhuxhi ynë magjik është mjaft i admiruar. Ai ka tashmë 367 mijë miq. Shpesh i shkruan statuset vetë e nganjëherë i ndihmojnë edhe vëllezërit

“Më vijnë shumë emaile dhe lajme nga femrat, po ashtu edhe letra me postë. Femrat në Munih janë më të hapura se ato të Zvicrës. Ato, shpesh pas stërvitjeve më japin nga një pusullë me numrat e tyre të telefonit”.

Por, Shaqiri në këtë aspekt është shumë nazeli. Ai e ka të formuar përfytyrimin e tij për gruan e tij të ëndrrave. “Qëllimi është që të marr nuse një kosovare nga Zvicra”, ka thënë Shaqiri në një intervistë për blick.ch. “Por është ende pak si herët për diçka të tillë. Të presim njëherë, nëse do të ndodhë kështu”.