Jeta në Zvicër
Politika e migracionit europian: Këshilltarja federale Sommaruga bën thirrje për një përgjegjësi të përbashkët
Ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme (JHA) diskutuan për propozimet e reja nga Komisioni Europian për të përforcuar masivisht Frontex-in dhe për të reformuar politikën e kthimit. Këto projekte kanë të bëjnë edhe me Zvicrën, si një vend anëtar i lidhur me bashkëpunimin Shengen
Ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të shteteve Shengen, të premten kanë diskutuar në Luksemburg për propozimet për një rritje masive të burimeve në dispozicion të Agjencisë Europiane për rojet kufitare dhe rojet bregdetare (Frontex) . Këshilltarja federale, Simonetta Sommaruga shprehi skepticizmin e Zvicrës rreth masave të propozuara. Ndërhyrjet centralizuese nuk mund të kompensojnë mangësitë në sistemet kombëtare të azilit, informon Albinfo.ch. Ajo u bëri thirrje të gjitha shteteve të Shengenit që të marrin përgjegjësitë e tyre.
Ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme (JHA) diskutuan për propozimet e reja nga Komisioni Europian për të përforcuar masivisht Frontex-in dhe për të reformuar politikën e kthimit. Këto projekte kanë të bëjnë edhe me Zvicrën, si një vend anëtar i lidhur me bashkëpunimin Shengen.
Projekt-revizioni i rregullores së Frontex parashikon krijimin e një trupi të përhershëm prej 10,000 personash, të cilët do të ngarkohen dhe fuqizohen më shumë se sot. Shefja e Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë (FDJP), Simonetta Sommaruga vuri në dukje se duke angazhuar më shumë personel, duke vënë më tepër burime financiare dhe aftësi në dispozicion për Frontex-in, nuk do të rezultojë automatikisht në efikasitet më të madh. Në fakt, shkalla efektive e referimit të emigrantëve të paligjshëm ka rënë mes viteve 2016 dhe 2017, pavarësisht nga një rritje në burimet e Frontex-it.
Reforma e direktivës së kthimit ka për qëllim përforcimin e koherencës së politikës së kthimit, për personat që nuk kanë të drejtën e qëndrimit në zonën Shengen, informon më tej Albinfo.ch. Këshilltarja federale Simonetta Sommaruga theksoi nevojën për të inkurajuar kthimet vullnetare si një prioritet, në vend që të fokusohet në kthimet e detyruara. Përvojat e gjata të Zvicrës tregojnë se puna kthyese vullnetare është më ekonomike dhe, mbi të gjitha, më humane. Referimet e detyruara zbatohen vetëm si mjet i fundit.
Zvicra njeh rëndësinë e menaxhimit të mirë të kufirit të jashtëm dhe një politikë efektive të kthimit. Por këto masa nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur sfidat e politikës europiane të azilit dhe migracionit. Ekziston gjithashtu nevoja për të mbushur boshllëqet ekzistuese duke vendosur procedura të azilit që janë të shpejta dhe të barabarta. Këto reforma urgjente ende nuk janë realizuar kudo në Europë. Politika europiane e azilit duhet të bazohet në solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët midis të gjitha shteteve europiane.
Shefja e FDJP gjithashtu ka mundur të flasë sidomos me disa nga homologët e saj: Suedezen Helene Fritzon, grekun Dimitris Vitsas dhe atë nga Luksemburgu, Jean Aselborn. Ajo gjithashtu diskutoi me Dimitris Avramopoulos, komisioner Europian për Migracionin dhe Punët e Brendshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














