Tematike
Babai i dorasit: “Viktori, i trajtuar padrejtësisht nga shefat”
Babai i tij, Mark B. i ka thënë gazetës se i biri “është trajtuar padrejtësisht nga firma dhe për këtë arsye dëshironte të fliste me shefat e tij”
Katër ditë pas gjakderdhjes në Menznau të Lucernit, opinionit i ofrohen hollësi të reja lidhur me rrethanat dhe motivet që kanë sjellë vdekjen e katër pesonave.
Siç shkruan gazeta e së dieles, “Sonntag” Viktor B., kur kishte shtënë me armë në kantinën e firmës “Kronospan” kishte vënë në shënjestër, në mënyrë të qëllimtë personat që ishin në pozitë më të lartë se ai. Shefi i ndërmarrjes, Mauro Capozzo, e konfirmon se tre nga gjashtë të plagosurit kishin një funksion udhëheqës në firmë. Por ai këmbëngul se kjo nuk lidhet me pakënaqësitë e mundshme të Viktorit me ambientin e punës.
Po ashtu edhe dy nga viktimat: mundësi i njohur Benno Studer dhe Thomas Minder, ndonëse nuk bënin pjesë në mesin e kuadrove të ndërmarrjes, ishin në poste më të larta se Viktor B.
Por, sipas dëshmitarëve që kanë folur për “Sonntag” dhe për gazetat tjera të Zvicrës, Viktor B. kishte pakënaqësi sa i përket klimës në vendin e punës. Atij, sipas tyre, i ishte dhënë një pushim i dhunshëm, për çka ai është ndier i fyer.
Ndërsa shefi Capozzo e mohon këtë. Sipas tij, Viktori, gjatë pushimeve për krishtlindje kishte pësuar një lëndim në këmbë dhe për këtë arsye, nga 7 deri më 28 shkurt po e shfrytëzonte pushimin e mbetur nga viti 2012.
Megjithatë, punëtorët e ndërmarrjes “Kronospan” nën kushte anonimiteti, flasin për atmosferë jo të mirë në firmë dhe për presion enorm të punës që u bëhet punëtorëve. Edhe sindikata “Syna” është njohtuar për klimën e keqe në këtë firmë, por ajo nuk është lejuar të ndërhyjë. Pas tragjedisë së ndodhur, përgjegjësit e kësaj sindikate shpresojnë se do të mund vihen në kontakt me udhëheqjen e firmës.
Ndërkohë gazeta ka mundur të marrë edhe qëndrimin e familjarëve të Viktorit, në Kosovë, ku ai është transportuar dje, dhe, siç shkruan “do të varroset sot, në Nec të Gjakovës, në kufi me Shqipërinë, në kishën e fshahtit, si i krishterë”.
Babai i tij, Mark B. i ka thënë gazetës se i biri “është trajtuar padrejtësisht nga firma dhe për këtë arsye dëshironte të fliste me shefat e tij”. Më tutje gazeta komenton se “fjala është për krenarinë e lënduar, që në kodeksin moral të një kosovari ka një rol qendror”.
Por, Viktori thuhet të ketë pasur probleme edhe në martesë, gjegjësisht kishte ushtruar dhunë në familje, për çka ishte njohtuar edhe policia.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











