Financa
Në kredi për ditën e dasmës
Studimi gjithashtu tha se pothuajse një në pesë çifte të martuara (21.4 për qind) huazuan para nga familja ose miqtë
Gjithnjë e më tepër vihet re një tendencë e çifteve për të shpenzuar shumë më shumë se çfarë i përmban buxheti vetëm për ditën e dasmës.
Një studim i kryer në Amerikë ka rezultuar se më shumë se një milion amerikanë huazuan para vitin e kaluar për martesën e tyre të ëndrrave, sipas krahasimit të financave personale Finder.com.
Shuma mesatare e huazuar për të mbuluar shpenzimet ishte 3,082 dollarë. Dita tyre e veçantë vinte me një listë gjërash të kushtueshme si fustani, vendi i përshtatshëm, ftesat, ushqimet, arredimi etj. Të dhënat tregojnë se nga 126 milionë amerikanë, mbi një milion u martuan vitin e kaluar, transmeton ‘Scan’.
Tetëdhjetë për qind e amerikanëve që huazuan para në vitin 2017, për të mbuluar në mënyrë specifike shpenzimet e martesës, kishin një borxh prej 3.48 miliardë dollarë, zbuloi studimi i Finder.
Shumica e çifteve (35.7 për qind) u kthyen tek kartat e kreditit ose kreditë personale (28.6 për qind) për të ndihmuar në financimin e ditës së tyre. Studimi gjithashtu tha se pothuajse një në pesë çifte të martuara (21.4 për qind) huazuan para nga familja ose miqtë, përcjell albinfo.ch.
“Kur është fjala për financimin e martesës së dikujt, është e rëndësishme që jo vetëm të analizoni aftësinë tuaj për të shlyer kredinë që merrni, por edhe të gjeni një mënyre për të ulur shpenzimet”, është shprehur Jennifer McDermott, avokatja e klientëve të Finder. “Meqenëse të gjitha kushtet e huasë ndryshojnë shumë, është e rëndësishme të vlerësohen përqindjet vjetore dhe të bien dakord për një periudhë mesatare të shlyerjes së kredisë. Sapo të fillojë shlyerja, do të jeni përgjegjës për koston kryesore të kredive dhe interesin që është akumuluar”, tha ajo duke theksuar:
“Mos harroni, një ditë e lumtur nuk vlen vite të stresit financiar”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













