Bota
Merkel po humbet mbështetjen brenda partisë së saj
Vlerat e sondazheve të unionit konservator janë më të ulta se kurrë më parë. Kancelarja Merkel po humbet gjithnjë e më shumë mbështetës brenda partisë së saj, prandaj fjalimi para të rinjve konservatorë ishte me rëndësi
Në fjalën para Unionit të të Rinjve Kristiandemokratë (JU), kancelarja Merkel bëri thirrje për unitet para zgjedhjeve të rëndësishme në Bavari dhe Hesen. Ajo kërkoi dhënien fund të grindjeve të vazhdueshme brendapartiake dhe apeloi ndaj CDU dhe CSU-së “që ne tani të kthehemi tek votuesit, dhe të mos merremi me matje forcash.” Merkeli në konferencën e Unionit të të Rinjve Kristiandemokratë (JU) premtoi, se do të punojë shumë që koalicioni me bazë të gjerë të kthehet tek puna faktike, raporton “DW”.
Koalicioni është bashkëpërgjegjës për vlerat e dobëta në sondazhe në landet Hesen dhe Bavari, pranoi Merkel. “E di po ashtu, që ne përmes grindjeve tona, kemi kontribuar shumë që sondazhet të jenë ato që janë”, tha Merkel në Kiel. Votuesit nuk e vlerësojnë pozitivisht, kur ne grindemi me njëri-tjetrin, për gjëra që ata nuk i kuptojnë, përcjell albinfo.ch.
“Të tjerët nuk flenë”
Në të njëjtën kohë ajo i bëri thirrje Evropës për të zhvilluar strategji të përbashkëta për sfidat më të rëndësishme aktuale. Nëse Gjermania do të luajë rol në radhët e para në një botë të globalizuar, atëherë kjo bëhet vetëm bashkë me Evropën. “Të tjerët nuk flenë”. Merkel përmendi si fusha të përbashkëta të BE politikën e jashtme dhe të sigurisë, si edhe shkencën dhe zhvillimin. “Bëhet fjalë për “prezantimin e përbashkët si aktor global” për ballë Rusisë, Kinës apo Afrikës, tha Merkel. Me debatin e integrimit është shumë humbur shumë kohë që duhej vënë në dispozicion për zhvillimin e mëtejshëm të digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale.
Në fund Merkel kërkoi dhënien fund të grindjes brenda unionit për refugjatët. Në ta ardhmen emigrantët nga Afrika do të luajnë një rol edhe më të madh se refugjatët nga Siria apo Iraku, tha Merkel. “Për këtë ne si union duhet të reagojmë me një plan të përbashkët.” Afrika nuk duhet parë si kontinent problematik, por si shans, theksoi kancelarja gjermane. Nganjëherë diskutohet në union sikur jemi ende në verën e 2015-s. Ndoshta nuk janë zgjidhur të gjitha problemet por situata ka ndryshuar tërësisht, tha Merkel. “Nuk duhet të merremi vazhdimisht me të shkuarën.”
Kritika nga kreu i JU
Kreu i të rinjve konservatorë, JU, Paul Zimiak u shpreh me kritika për kancelaren gjermane. Duke parë vlerat e rëna në sondazhe, ai u shpreh per rigjenerim. “Kush do të jetë kancelar i këtij vendi, duhet të jetë gjithmonë i gatshëm për të drejtuar këtë vend drejt së ardhmes”, tha Ziemiak.
Fjalimi i Merkelit shihet si test për kongresin e partisë konservatore në dhjetor. Merkel u shpreh skeptike lidhur me idenë e të rinjve konservatorë për kufizimin e mandatit të krerëve të qeverisë. Kjo është në kundërshtim me lirinë e mandatit të deputetëve të Bundestagut, tha ajo. Në kongresin e partisë CDU në dhjetor, Merkel kërkon të rizgjidhet si kryetare e partisë dhe ka theksuar se do të qëndrojë deri në fund të mandatit, në vitin 2021.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” Sopranoja shqiptare do të interpretojë në Nju-Jork më 6, 9, 13 dhe 16 maj, nën dirigjimin... -
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen”
Jeta në Austri
-
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online Ligji i ri për kredinë konsumatore synon BNPL-në, kreditë e vogla dhe huadhënien me inteligjencë artificiale,... -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë













