E-Diaspora
Kosova hap Qendrën e saj Kulturore në Stamboll
Kjo qendër do t’i afrojë shqiptarët e Turqisë me vendlindjen e të afërmve të tyre dhe do të lidh kulturat mes dy popujve, thanë pjesëmarrës në këtë përurim
Është hapur sot në Stamboll Qendra e parë Kulturore në radhën e atyre që Kosova planifikon t`i hapë në vende të ndryshme të botës. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore nga Turqia dhe Kosova. Ishte konstatim i përbashkët se hapja e kësaj qendre është një përparim diplomatik në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, tha ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.
Qindra pjesëtarë të diasporës shqiptare nga qytete të ndryshme të Turqisë morën pjesë në hapjen e qendrës së parë kulturore të Kosovës në Stamboll, thuhet në një komunikatë për medie të shpërndarë nga Ministria e Diasporës. Nëpërmjet kësaj qendre shqiptarët që jetojnë në Turqi do të lidhen drejtpërdrejt me Kosovën dhe do të shkëmbehen përvojat e shtetit turk për kultivimin e marrëdhënieve kulturore me Turqinë. Hapja e kësaj qendre kulturore dëshmon angazhimin e institucioneve shtetërore të Kosovës për të qenë më afër mërgimtarëve, tha ministri Makolli.
“Është zgjedhur pikërisht Turqia për të hapur qendrën e parë kulturore për shkak të një numri të madh të qytetarëve me origjinë nga trojet tona. Miqësia e popujve tanë i ka rrënjët në lidhjet e vjetra kulturore, historike”, është shprehur Ibrahim Makolli.
Kryetari i Komunës se Bajram Pashës, Antile Ajtner, tha se Qendrat e tilla do të kontribuojnë në hapjen e perspektivave të reja sidomos për të rinjtë. Në hapje të kësaj qendre gjithashtu u tha se gjithandej botës jetojnë miliona njerëz me origjinë nga Kosova dhe viset e tjera në Ballkan, andaj Kosova e ndjen obligim institucional përkujdesjen ndaj tyre.
Kjo qendër do t’i afrojë shqiptarët e Turqisë me vendlindjen e të afërmve të tyre dhe do të lidh kulturat mes dy popujve, thanë pjesëmarrës në këtë përurim.
Pritet që përfaqësi të kësaj qendre të hapen edhe në Bursa, Izmir dhe Ankara e më pas qendra të kulturës do të hapen edhe në qytetet kryesore të Evropës dhe botës, thuhet në fund të komunikatës së Zyrës së Komunikimit me Publikun, në MeD-së
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











