Tematike
Për pasaportën zvicerane: as 12 as 8, por 10 vjet
Qeveria ishte që shtetësia t`u takojë të huajve që kanë jetuar së paku 8 vjet në Zvicër, SVP-UDC-j kërkonte kohëzgjatje 12 vjeçare ndërsa kompromisi i imponuar nga e djathta dhe qendra është: 10 vjet
Të huajt që duan të marrin pasaportat zvicerane duhet të kenë jetuar së paku dhjetë vite në Zvicër, e jo 8 sa ishte vendosur më parë Këshilli Federal. Kështu ka propozuar komisioni për çështje shtetërore i Parlamentit Nacional të Zvicrës, duke u konfrontuar me qeverinë federale.
Komisioni i përmendur ka njoftuar sot (e enjte) opinionin lidhur me revizionin e përgjithshëm që po i bëhet Ligjit mbi të drejtën e fitimit të shtetësisë (natyralizimin). Konkretisht propozimi shkon në drejtim të ashpërsimit të praktikës së pajisjes së të huajve me shtetësinë zvicerane. Komisioni ka vendosur me shumicë votash 12 pro dhe 8 kundër ligjit të përmendur. Propozimet e bëra nga përfaqësuesit e majtë në parlament, SP he të Gjelbrit u mbivotuan, ndërsa SVP-UDC ia doli që pjesërisht ta impononte qëndrimin e vet.
Siç dihet, qeveria federale më herët pati propozuar që shtetësia t`u takojë të huajve që kanë jetuar së paku 8 vjet në Zvicër, ndërsa më parë kohëzgjatja minimale që kërkohej ishte 12 vjet. Por, ndërkohë që SVP-UDC-j kërkonte që kohëzgjatja 12 vjeçare të mbetej e paprekur, partitë e qendrës së djathtë ia dolën të imponojnë një zgjidhje kompromisi: 10 vjet qëndrimi nevojitet për marrjen e pasaportës zvicerane. SVP megjithëse e votoi ligjin në komision është zotuar se do të kërkojë edhe ashpërsime të reja.
Një qëndrim tjetër që ka fituar në fund të punës së komisionit ka qenë ai që me të renë, të gjithë ata që duan të marrin shtetësinë, së pari duhet të kenë lejen e përhershme të qëndrimit (Vizën C). Me të renë nuk do të llogariten në kohën e nevojshme për të fituar shtetësinë vitet me status të përkohshëm (F).
Po ashtu shumica në komision kanë qenë që vitet në mes të moshës 10 dhe 20 vjeçare të të huajve të mos llogariten dyfish siç ka qenë deri tash, për të rinjtë që kërkojnë të natyralizohen. Kjo për faktin se siç është shprehur deputeti i FDP-së, Fluri, “shumica e të rinjve të kësaj moshe vijnë nga `kulturat e huaja`dhe lehtësimi i dhënies së shtetësisë për ta do të çonte në konflikt me kulturën e këtushme.
Një studim i prezantuar pak kohë më parë kishte ardhur në përfundimin se njerëzit nga vendet e ish Jugosllavisë, diskriminohen në mënyrë sistematike në rastet kur për dhënien e shtetësisë vendosin qytetarët me të drejtë vote dhe jo komisionet përkatëse ose të deleguarit në komuna.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











