Intervista
Der Spiegel: Si u ngrit Dua Lipa në një nga artistet më të njohura të botës?
Lipa sqaron vështirësitë e fillimit ku është dashur të punojë çdo ditë si artiste dhe se kontrata e parë ka ardhur vetëm pas suksesit të këngës "Hotter Than Hell". Më pas producentët ishin të interesuar.
Dua Lipa është ndër artistet më të dëgjuara në botë ku kënga “New Rules” është dëgjuar 1.5 miliardë herë në Youtube, kurse nga Brit Awards është shpërblyer si artistja më e mirë femër. Kosovarja e cila në moshën 15 vjeçare është shpërngulur vetë në Londër ka kryer një intervistë me magazinën më të madhe të Europës, “Der Spiegel”.
“Në Londër fillimisht jetoja te vajza e një familje të afërt. Ajo ishte pak më e vjetër se unë. Më vonë shkova me shoqe tjera. Krahas shkollës edhe punoja në restorante, shitëse, klube dhe si babysitter. Pas përfundimit të shkollës, përkundër studimeve vendosa për muzikën,” thotë Dua Lipa, duke kujtuar se rrjedh nga një familje këngëtarësh dhe luan me instrumentin e violonçelës.
Më pas Lipa sqaron vështirësitë e fillimit ku është dashur të punojë çdo ditë si artiste dhe se kontrata e parë ka ardhur vetëm pas suksesit të këngës “Hotter Than Hell”. Më pas producentët ishin të interesuar.
Në lidhje me tekstin ose muzikën, Dua Lipa thotë se “teksti është më i rëndësishëm dhe çdoherë muzikën e përshtat në bazë të tekstit,” përcjell albinfo.ch.
Edhepse 23 vjeçare, ajo është ndër artistet më të dëgjuara – kjo është një ëndërr e realizuar, por ka edhe anët negative -, thotë ajo.
“Duhet të merrem me shumë mendime të ndryshme. Kjo në të njëjtën kohë është bekim por edhe mallkim. Unë dua në të vërtetë të dëgjoj fansat e mi se çfarë ata pëlqejnë dhe çfarë jo. Megjithatë mediat janë tepër të interesuara në jetën time private. Një album i ri analizohet me mikroskop për të identifikuar dhe gjetur personat që u kushtohet kënga ose që kanë të bëjnë me përditshmërinë time. Por muzika është thjesht muzikë. Unë dua të tregoj se të gjitha përjetojmë përvoja të ngjashme,” e përmbyll intervistën këngëtarja e njohur shqiptare.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













