E-Diaspora
Kurrsesi të zbret çmimi i gështenjave, por çifti shqiptar ka një zgjidhje
Grumbullimi për vitin 2018 ishte e mirë, por çmimi i gështenjave kurrsesi të zbret. Arsyeja është situata e vështirë e fermerëve në Itali
Ato janë kompensimi për ditët e ftohta dhe gishtat e ftohtë që sjell vjeshta: gështenja të nxehta. Tani ato kanë filluar të shiten sërish, ndërsa sezoni zgjat deri në mars, shkruan “Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch.
E vetmja dobësi është çmimi i lartë për një qese gështenja. Vjeshtën e kaluar, 100 gramë kushtonin rreth katër franga. Dhjetë vite më parë, e njëjta sasi ishte në dispozicion për tre franga. Arsyeja për rritjen e çmimeve ishte grumbullimi i dobët i tyre.
Gështenjat e importuara janë kryesisht nga Italia, Spanja dhe Franca. Në një listë të Swisscofel, janë gjetur madje edhe vende të habitshme, nga të cilat gështenja është importuar në Zvicër. Viteve të fundit, sasi të vogla kanë ardhur edhe nga Kina, Kili, Tajlanda, Bregu i Fildishtë dhe Irani, përcjell albinfo.ch.
Por, shitësit e gështenjave këtë problem e shohin më ndryshe: “Ne pjekim gështenja të mira, gjë të cilën na e dëshmojnë konsumatorët tanë”, thotë Dashurije Ismaili. Bashkëshorti i saj, Gëzim Ismaili gjithashtu thotë: “Shitja e gështenjave është një biznes tradicional. Po që se në çdo tre vite ndokush menaxhon diçka tjetër, kjo traditë e çmuar mund të humbet”, pohon Gëzimi, i cili enkas për Albinfo.ch ka theksuar se ky profesion është shumë interesant, pasi mund të takohesh me shumë personalitete, siç janë mjekët e famshëm shqiptarë në Zvicër, Dr. med. Semun Abdili dhe PD Dr. med. Florim Cuculi, si dhe udhëheqësi i emisionit “Fol shqip”, moderatori Altin Marku, të cilët i kanë uruar fillim të mbarë në shitjen e gështenjave.
Përndryshe, çmimet e gështenjave tek çifti Ismaili janë më të lira se zakonisht, pasi 150 gramë të gështenjave mund të blihen për pesë franga. Me prejardhje janë nga Kërçova dhe tani e më tepër se 30 vite jetojnë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














