Futboll
Behrami, edhe një vit me Udinesen
33-vjeçari nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe do të luajë deri në verën e vitit 2020
Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe pasi është bërë kapiten në Udinese, dëshiron të qëndrojë edhe një vit, shkruajnë mediat italiane.
Behrami, i cili është larguar nga Përfaqësuesja e Zvicrës, do ta vazhdojë kontratën deri në verën e vitit 2020, përcjell albinfo.ch.
Gjithnjë sipas mediave italiane, marrëveshja shumë shpejt mund të arrihet dhe më pas të bëhet zyrtarizmi.
Ai në këtë edicion është emëruar kapiten në skuadrën italiane, derisa në xhiron e kaluar u ndeshën me Bolognan, ku kapiten është futbollisti tjetër shqiptar, Blerim Xhemaili. Dy kapitenë shqiptarë në fushë, duke i ndërruar emblemat e klubeve përkatëse.
Behrami është pjesë e Udineses prej vitit të shkuar, kur u transferua nga Watfordi. Këtë edicion ka regjistruar gjashtë paraqitje në kampionatin italian.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













