Tematike
Pakënaqësi në rritje me politikën ndaj të huajve
Çdo i treti zviceran ose 34 %, është i pakënaqur me këtë aspekt të politikës qendrore
Më shumë se gjysma e popullatës në Zvicër është e pakënaqur me politikën e vendit të tyre. Pakënaqësia më e madhe e tyre ka të bëjë me politiken e azilit dhe ndaj të huajve që udhëheq qeveria federale.
Çdo i treti zviceran ose 34 % është i pakënaqur me këtë aspekt të politikës qendrore. Kur të kihet parasysh se në vitin 2011 ishin vetëm 20% të tillë, shihet qartë se pakënaqësia ka shkuar drejt rritjes. Nga ana tjetër, 9 për qind të të anketuarve online nga platforma Vimentis janë të pakënaqur me ndarjen e padrejtë të të ardhurave, kundrejt 24% sa kanë qenë një vit më parë.
Sikur ta bënte populli zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Federal (ministrave), Johann Schneider-Ammann nuk do të arrinte të zgjidhej. Madje, në vend të tij mund të vinte Pascal Bruderer, e cila aktualisht është deputete në Dhomën e Kantoneve nga kantoni Aargau. Ajo gëzon besimin e 34% të të anketuarve. Por, më të popullarizuarit në mesin e ministrave janë Doris Leuthard dhe Alain Berset. Të dy gëzojnë besimin e 55% të respodentëve.
Një temë tabu për zviceranët me të drejtë vote, siç është treguar edhe në këtë sondazh, ka dalë shkurtimi i pensioneve të pleqërisë. 88% të të pyeturve janë shprehur kundër këtij shkurtimi. 40 % e pjesëmarrësve në sondazh konsiderojnë se pensionet e tyre janë të sigurta. Në vitin 2011 ishin 33%.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













