E-Diaspora
Publiku zviceran pret me duartrokitje filmin shqiptar “Nëntori i Ftohtë”
Pas shfaqjes së filmit, publiku zviceran është ngritur në këmbë dhe për disa minuta ka duartrokitur filmin shqiptar

Të hënën, më 1 tetor, në Festivalin e Filmit në Cyrih është prezantuar para publikut zviceran, filmi shqiptar “Nëntori i Ftohtë”. Filmi shqiptar ka qenë në konkurrencë për filmin më të mirë të huaj, shkruan albinfo.ch.
Pas shfaqjes së filmit, publiku zviceran është ngritur në këmbë dhe për disa minuta ka duartrokitur filmin shqiptar.
Më pas regjisori Ismet Sijarina, si dhe producenti e aktori Fatmir Spahiu, kanë folur para publikut zviceran, duke u përgjigjur edhe pyetjeve të tyre, që ishin mjaft interesante.
“Ne e kemi nisur këtë film para pesë vjetësh, për të treguar historinë për njerëzit që nuk e dinë. Njerëzit mendonin se në vitet 90’ ishte vetëm për luftë, por kishte edhe histori tjera shumë të rëndësishme. Njëra ndër to ishte edhe kjo histori. Shumë refugjatë erdhën nga Kosova në Zvicër dhe vendet tjera. Këto janë fragmente nga jeta ime si fëmijë. Më pas e kam thirrur Bufin për të bërë këtë film, për të treguar historinë. Jam i kënaqur me rezultatin në fund”, është shprehur Sijarina, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi buxhet më të vogël, dhe kur ke buxhet më të vogël, ke mundësi më të vogla. Jemi munduar të bëjmë më të mirën. Jam shumë i lumtur me paraqitjen e aktorëve. Aktorët dhe të gjithë të tjerët ishin shumë me përvojë dhe nuk ka qenë e vështirë të punosh me ta”, shtoi tutje regjisori Sijarina.
Producenti Fatmir Spahiu thotë se me anë të këtij filmi, publiku zviceran do ta njohë më shumë historinë e shqiptarë. “Unë si producent dhe aktor, jam shumë krenar që publiku zviceran ka mundësi të shoh këtë film. Nëse e shikojnë këtë film do ta kuptojnë më shumë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Do ta kuptojnë më mirë pse ata festojnë me shqiponjë”, theksoi aktori i njohur Spahiu.
“Çelësi i suksesit është se të gjithë e kemi përjetuar atë kohë, si fëmijë apo edhe disa pak më të rritur. E kemi përjetuar atë kohë dhe ka qenë më e lehtë.
Projekti i ardhshëm për mua si producent do të jetë në bashkëpunim me Kroacinë, Italinë dhe Slloveninë, “Illirikum”, me një buxhet më të madh, që ka të bëjë me romakët”, nënvizoi Fatmir Spahiu.
Tematika e filmit të regjisorit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje e cila zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonomin e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.
E gjitha jeta institucionale në atë kohë bërë që shumica e qytetarëve asaj gjendje t’iu përgjigjen me demonstrata paqësore. Gjatë kësaj kohe, personazhi i filmit Fadili i cili punon si arkivist i duhet të zgjedh në mes dy opsioneve, shkruan Albinfo.ch.
Filmi shfaqet në kinematë e Cyrihut gjatë muajit tetor. Premiera në Cyrih është shfaqur të hënën më 1 tetor në kinemanë “Arthouse Piccadilly”, në Cyrih dhe vazhdon në “Riffraff 1” më 2 tetor. Në kinemanë “Corso 2” shfaqet më 5 tetor dhe të dielën më 7 tetor në “Filmpodium”.
Filmi “Nëntor i Ftohtë”, është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me Albasky Film, Audiohaus dhe Ikonë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Bufi, Adriana Matoshi, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli. Skenarin e kanë shkruar Arian Krasniqi e Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie: Sevdije Kastrati. Montazher: Vladimir Pavlovski; muzika: Jericho; producent: Fatmir Spahiu. Regjia: Ismet Sijarina.
E-Diaspora
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi Javën e kaluar, Policia Kantonale e Cyrihut zbuloi një plantacion të paligjshëm kanabisi me mbi 1,700...
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra
Jeta në Austri
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027 Ndihma familjare (Familienbeihilfe) dhe përfitimet e kujdesit për fëmijët (Kinderbetreuungsgeld) në Austri nuk do të përshtaten...
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?