Autotech
Audi-a e parë elektrike, mund të mbushet edhe në shtëpi
Audi do të bashkohet me Amazon për të shitur dhe instaluar sisteme të mbushjes së veturave në shtëpi për blerësit e e-tron
Marka luksoze gjermane, Audi, prezantoi makinën e parë elektrike dhe theksoi një marrëveshje me Amazon për të lehtësuar mbushjen e kësaj veture. Audi e-tron, i kategorisë SUV, do të nisë shitjen në SHBA vitin e ardhshëm me një çmim prej 75,795 dollarë.
Kjo është një prej disa veturave elektrike që priten nga markat e Volkswagen, ndërkohë që marka të tjera premium në Evropë përfshirë Daimler, BMW, Volvo dhe Land Rover kanë lajmëruar modelet e tyre.
Shumë prodhues kërkojnë të zgjerojnë tregun e makinave elektrike të luksit dhe t’i bëjnë konkurrencë Tesla, që e ka pasur rrugën e lirë deri më tani, shkruan ‘scan’.
“Kërkoj që Audi të jetë shitësi numër 1 i makinave elektrike në Amerikë në terma afatgjatë”, tha presidenti i firmës në SHBA, Scott Keogh.
Kreu i Tesla, Elon Musk, zhvilloi një event të SpaceX në Los Anxhelos, në të njëjtën kohë kur Audi prezantonte makinën e re, përcjell albinfo.ch.
Audi dhe kompania zotëruese Volkswagen, po përdorin prezantimin e e-tron, për të krijuar epërsi në mbushjen e baterive.
Audi do të bashkohet me Amazon për të shitur dhe instaluar sisteme të mbushjes së veturave në shtëpi për blerësit e e-tron.
Amazon do të dërgojë pajisjet dhe punësojë elektricistë që t’i instalojnë nëpërmjet Shërbimit në Shtëpi të Amazon.
Partneriteti i Amazon me Audi për të ofruar sisteme të mbushjes në shtëpi përbën herën e parë që kompania e shitjeve online nis ujdi me prodhues të veturave.
Audi bëri të ditur se stacionet e mbushjes në shtëpi do të kushtojnë rreth 1,000 dollarë, në varësi të sistemit elektrik të shtëpive.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












