Kosova
VV-ja paralajmëron protesta
Më 29 shtator Lëvizja Vetëvendosje do të protestoj në Prishtinë kundër idesë së ndryshimit të kufijve dhe bisedimeve me Serbinë, të udhëhequra nga presidenti Hashim Thaçi.
“Ne i kemi institucionet e shtetit të kapura. Sheshi është institucion në Republikë. Pakënaqësia duhet të dalë në shesh. I ftojmë qytetarët e të gjitha moshave e vendbanimeve, anëtarët e të gjitha partive dhe organizatave të bashkohen në protestë. Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka shtuar se protesta do të jetë e qetë, përcjell albinfo.ch.
I pyetur nëse do të bashkohet edhe LDK-ja në protestë, Kurti ka thënë se kanë pasur komunikim, por përshtypja e tij është se kjo parti më shumë ka interesim se gatishmëri që të bashkohet në protestë. Protesta të shtunën tjetër nis në orën 14.
Gjykata e Apelit vërteton dënimin ndaj Kurtit e deputetëve të tjerë për gazin
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin për deputetët e Kuvendit të Kosovës që u dënuan për gjuajtje të gazit lotsjellës në Kuvend. Gjykata ka vërtetuar dënimin për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj – Bujupin dhe Faton Topallin. Kurti u dënua nga shkalla e parë me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht, njëjtë sikurse Donika Kadaj – Bujupi, kurse Albulena Haxhiu është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim dhe Faton Topalli me 1 vit e 2 muaj burgim.
Këto dënime nuk do të ekzekutohen brenda 2 vjetësh, nëse të dënuarit nuk kryejnë një vepër tjetër penale brenda kësaj periudhe. “Gjykata e Apelit konstaton se aktgjykimi në fjalë nuk është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë dhe se nuk përmban as shkelje të Ligjit Penal, e që do të kushtëzonte anulimin e aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë "Një mirënjohje e veçantë u takon, mbi të gjitha, familjarëve të personave të zhdukur", thuhet veç... -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata -
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime













