E-Diaspora
Merkel: Hebrenjtë dhe myslimanët janë pjesë e shoqërisë tonë ashtu si të krishterët dhe ateistët
Ajo këto komente i bëri pas debateve rreth protestave të dhunshme në Chemnitz, ku ekstremistët e djathtë u ndeshën me policinë, shkruan albinfo.ch.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar sot përpara Bundestagut, se “hebrenjtë dhe myslimanët janë pjesë e shoqërisë tonë ashtu si krishterët dhe ateistët”. Ajo këto komente i bëri pas debateve rreth protestave të dhunshme në Chemnitz, ku ekstremistët e djathtë u ndeshën me policinë, shkruan “Die Zeit”.
Për “demostratat që shkelin të drejtat njerëzore” nuk mund të ketë falje, tha shefja e CDU dhe qeverisë gjermane. Ajo gjithashtu kritikoi përdorimin e gjuhës së urrejtjes, sloganet naziste, si dhe armiqësinë ndaj personave të huaj. “Është e vërtetë se ka persona që keqpërdorin të drejtën e azilit, megjithatë, dhuna ndaj të huajve është më e pakta që mund të ndihmonte në zgjidhjen e këtij problemi.”
Në fund kancelarja gjermane përmendi edhe artikullin 1 të Kushtetutës gjermane: Dinjiteti i njeriut është i pacënueshëm.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











