Maqedonia
S’ka perspektivë, të rinjtë shqiptarë ikin drejt Gjermanisë
Kjo dukuri ka goditur shqiptarët, të cilët në numër më të madh janë të papunë dhe pa perspektivë
Eksodi masiv i të rinjve në Maqedoni po vazhdon. Agjenci të shumta në Shkup për çdo ditë po ju rregullojnë vizat e punës të rinjve, duke filluar nga mjekët deri tek zanatlinjtë e mirë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Shumica shkojnë në Gjermani dhe vende tjera të Evropë për të siguruar një jetë më të mirë dhe me dinjitet.
Kjo dukuri ka goditur shqiptarët, të cilët në numër më të madh janë të papunë dhe pa perspektivë, përcjell albinfo.ch.
Për vite me radhë dora e shtetit nuk është dukur askund në vendbanimet shqiptare, ku shumica e tyre mbijeton prej remitencave dhe solidaritet të mërgimtarëve tanë që jetojnë në perëndim.
“Çfarë ka bërë ky shtet për ne. Vetëm taksa, dënime e sanksione. Këto më detyruar të mbyll dyqanin dhe të bëjë një kontratë pune në Gjermani. Unë detyrova të ikë sepse ky shtet nuk po ofron asgjë. Për fat të keq edhe qeveria e re me slloganin për “Jetë në Maqedoni”, vazhdoi avazin e vjetër duke rritur taksat për të mbushur arkën e shtetit. Nuk mbushet arka nga njerëz që nuk kanë të ardhura as për familjet e tyre”, thotë mekaniku I.M., (38) për INA, i cili këtyre ditëve ka bërë gati valixhet për një Gjermani.
Fatin e tillë e kanë përjetuar dhe shumë të rinj shqiptarë të cilët nuk ka më nga t’ia mbajnë.
Por ky fenomen është i pranishëm edhe tek pala maqedonase. Të rinjtë maqedonas po pajisen me pasaporta bullgare për ta braktisur vendin.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














