Futboll

Zëvendësuesi i Behramit, nuk aktivizohet në Gladbach

Arsyet e mosaktivizimit janë edhe ndryshimi i lojës nga trajneri Hecking, ku edhe kampioni i botës, Christoph Kramer, kërkon një vend, mendojnë mediat si bild.de.

Trajneri i kombëtares helvete, Vladimir Petkovic, largoi në mënyrë të pahijshme motorin e mbrojtjes Valon Behramin. Si zëvendësues i tij mendohej të ishte Denis Zakaria (21), megjithatë ai nuk aktivizohet në klubin e tij të Gladbach.

Denis Zakaria – në lojën e fundit kundër Leverkusenit (2:0) ai luajti, sa për të mos thënë se s’luajti fare, vetëm dy minuta. Kundër Augsburg luajti pas pushimit.

Arsyet e mosaktivizimit janë edhe ndryshimi i lojës nga trajneri Hecking, ku edhe kampioni i botës Christoph Kramer kërkon një vend, mendojnë mediat si bild.de.

Në anën tjetër, Valon Behrami është kapiten në klubin italian të Udineze.