Maqedonia
Vajza e madhe dyshohet si vrasësja e trefishtë në Dibër
Sipas analizave të para, vrasja është profesioniste, me plumb në kokë dhe qafë, dhe sipas ekspertëve, ajo nuk mund të jetë kryer realisht nga vajza
Vajza e madhe e familjes mendohet se është dhe autorja kryesore e krimit të trefishtë të ndodhur para disa ditësh në Dibër të Madhe.
Sipas mediave maqedonase, 28-vjeçarja me iniciale B.P. është dhe e dyshuara kryesore e ekzekutimit të familjes Pocesta, të prindërve dhe motrës te saj.
Bëhet e ditur se 28-vjeçarja ka zbritur në Shkup dy ditë përpara vrasjes së babait, nënës dhe motrës së saj 14 vjeçare.
Pavarësisht se fillimisht ajo nuk e kishte pranuar udhëtimin e saj, policia mësoi se vajza kishte ardhur në Shkup nga aeroporti, dhe menjëherë është ndalur në qendër të kryeqytetit ku ka blerë numër të ri telefoni, me të cilën ka kontaktuar një person nga Gostivari me inicialet F.G., 31 vjeçar, shkruajnë mediat shqiptare.
Të dy së bashku, janë takuar në stacionin e autobusëve në Gostivar. 31 vjeçari që ishte kontaktuar më herët nga vajza nëpërmjet një shpallje në uebfaqen “Pazar3.mk”, si shofer dhe shoqërues i vajzës, ka siguruar një veturë me qira 60 euro, për aktivitetin e mëvonshëm të vajzës. 31-vjeçari, bashkëpunëtor në këtë ngjarje, ka përfshirë edhe dajën e tij, V.K., 61 vjeçar nga Dibra, i njohur për një sërë veprash penale nga policia lokale, i cili ka siguruar edhe një pistoletë, përcjell albinfo.ch.
Deklaratat e saj të mëvonshme janë të mjegullta sa i përket rolit të saj në ngjarje, pasi ajo thekson se armën e ka siguruar me kërkesë të babait të saj. Ajo ka ardhur pranë familjes, ka vendosur armën nën tepi dhe është rikthyer për në Strugë. Por, në dëshmitë e mëvonshme të saj, vajza 28 vjeçare me qëndrim në Itali, ka pranuar se ajo e ka porositur vrasjen, por me qëllim vetëm ndaj babait të saj.
Vrasja ka qenë porositur për 700 euro, edhe pse sipas dëshmisë së saj, në ofertë ka qenë edhe punësimi në Itali i personit 31 vjeçar, bashkëpunëtor në vrasje.
Sipas analizave të para, vrasja është profesioniste, me plumb në kokë dhe qafë, dhe sipas ekspertëve, ajo nuk mund të jetë kryer realisht nga vajza. Megjithatë, një krim i tillë, sipas praktikës kriminologe, nuk e shfajëson vajzën në rolin e porositëses, bashkëpunëtores ose edhe të kryerjes së vrasjes.
Një natë më parë, Prokuroria e Gostivarit ka caktuar masë arresti për 3 personat, vajzën 28 vjeçare, 31 vjeçarin nga Gostivari dhe dajën e tij nga Dibra, si organizatorë dhe kryerës të mundshëm të ekzekutimit të trefishtë në Dibër të familjes Pocesta, ndërkohë që ende mbetet e paqartë motive i aktit, për konflikte familjare, për çështje trashëgimore etj.
Vrasja e familjes Pocesta më 27 gusht tronditi Dibrën, për shkak të mënyrës së ekzekutimit. Viktimat Amid, Nazmije dhe Anila Pocesta kishin ardhur për pushime në Dibër, dhe u gjetën të vrarë në oborr nga familjarët e tyre, të cilët i munguan një dasme në rrethin familjar.
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin














