Futboll
Behrami, i nderuar që është kapiten i Udineses
Valon Behrami është shprehur se është përgjegjësi të bartësh shiritin e kapitenit
Mesfushori shqiptar, Valon Behrami është shprehur i nderuar që është kapiten i Udineses.
“Shiritin e kapitenit të Udineses e konsideroj përgjegjësi shtesë. Unë flas shumë gjuhë, prandaj përpiqem të jem lehtësues në dhomën e zhveshjes, duke u ndihmuar njerëzve ta kuptojnë njëri-tjetrin”, është shprehur Behrami, shkruan “football-italia.net”.
Ai ka dhënë mendimin e tij, pse është bërë kapiten i skuadrës italiane. “Flas shumë gjuhë, dhe përpiqem të jem lehtësues në dhomat e zhveshjes. Mendoj se kjo është arsyeja pse ata vendosen të ma jepnin rolin e kapitenit”, ka theksuar mesfushori shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Behrami së fundi u largua nga ekipi i Zvicrës, derisa akuzoi trajnerin Vladimir Petkoviq, se ishte vendim politik.
Pjesë e Zvicrës nuk është as Blerim Xhemaili, i cili gjithashtu është kapiten në Itali, te Bologna.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi










