Kosova
Kthehen mërgimtarët: Pritje mbi 8 orë në kufi
Derisa në hyrje pritjet ishin deri ne 40 minuta, në dalje ishte gjendje tjetër pasi duhej të pritej 8 orë e gjysmë, apo 500 minuta
Me përfundimin e pushimeve verore, ka nisur edhe kthimi i fluksit të fundit të bashkatdhetarëve tanë në vendet ku jetojnë.
Fluksi i madh i mërgimtarëve që po kthehen përnjëherë nëpër shtëpitë e tyre ka shkaktuar edhe probleme, shkruan Indeksonline.
Kështu, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, në matjet e bëra në ora 17:25 pritjet më të gjata u regjistruan në Merdarë.
Derisa në hyrje pritjet ishin deri ne 40 minuta, në dalje ishte gjendje tjetër pasi duhej të pritej 8 orë e gjysmë, apo 500 minuta.
Kurse kolona në hyrje ishte 500 metra e në dalje 200-2500 metra, apo dy kilometra e gjysmë.
Pikë tjetër e ngarkuar ishte Mutivoda, me 300 minuta pritje në dalje dhe kolona dy kilometërshe.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












