E-Diaspora
Ekskluzive: “O Sa Mirë” edhe në Zvicër
Seriali i njohur do të ketë edhe një klasë të saj në Zvicër, derisa do të pranohen gjashtë aktorë të rinj
Njëri nga serialet më të shikuara në trojet shqiptare “O Sa Mirë” do të ketë klasën e saj edhe në Zvicër.
Lajmin ekskluzivisht për albinfo.ch e ka bërë të ditur aktori i njohur, Ridvan Murati, i cili do të jetë edhe producent për diasporë.
“Prej sezonit të ri do të kemi edhe një klasë në Zvicër. Kjo është risia për sezonin e ri. Audicioni do të mbahet më 15 shtator në Cyrih nga ora 14:00 dhe ju bëj thirrje të gjithë atyre që mendojnë se kanë talent të art të konkurrojnë. Duhet të përgatitet një tregim/anekdod e shkurt, monolog dhe një imitim”, është shprehur Murati për albinfo.ch.
“Qabi” zbulon edhe detaje të tjera nga ky projekt i ri. “Do të pranohen gjashtë aktorë të rinj dhe është një mundësi e mirë edhe për ata që jetojnë në diasporë. Pikërisht kjo është ideja, që të përfshijmë edhe diasporën, si ata që jetojnë në Zvicër, Gjermani, Britani, Francë, Itali, SHBA, e kështu me radhë. Pra, të inkuadrojmë edhe diasporën, që është shumë e rëndësishme. Dihet që gjuha shqipe në diasporë ka filluar të harrohet nga gjenerata e tretë dhe pikërisht për këtë kemi menduar që një prej alternativave për të mos harruar gjuhën shqipe të jetë përmes serialit”, shtoi tutje aktori i njohur, i cili jeton në Zvicër.
Seriali do të xhirohet në një shkollë, ashtu si në Kosovë. “Është e rëndësishme që edhe diaspora të inkuadrohet dhe të mos harrohet gjuha shqipe, kultura dhe tradita jonë. Pra, të flasim në gjuhën shqipe, dhe të qeshim së bashku. Seriali do të xhirohet në një shkollë në Zvicër, për detaje do të informoheni shumë shpejt. Jemi në bisedime me dy shkolla private dhe një shtetërore, shumë shpejt do të ju informojmë se ku do të mbahen xhirimet”, theksoi Ridvan Murati.
Audicioni do të mbahet më 15 shtator në Cyrih nga ora 14:00
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një CV në këtë email: [email protected].
Për informata tjera mund të kontaktoni:
Instagram: ridvanmurati_osamire
Facebook: Qabi-O Sa Mire- Ridvan Murati
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje
















