Maqedonia
Interesim i ulët i diasporës për referendum
Nga 87,000 qytetarë që jetojnë në diasporë vetëm 2,755 kanë shprehur interesim për t’u paraqitur për votim në referendumin për çështjen e emrit
Ka përfunduar afati për inspektimin e listës zgjedhore si dhe paraqitja e qytetarëve të diasporës për votim në referendumin për emrin në Maqedoni.
Nga 87,000 qytetarë që jetojnë në diasporë vetëm 2,755 kanë shprehur interesim për t’u paraqitur për votim në referendumin për çështjen e emrit, raporton “Alsat”.
100 nga të paraqiturit janë refuzuar për shkak të mos posedimit të dokumentacionit të nevojshëm, si dhe mungesës së vendqëndrimit të përhershëm në Maqedoni, përcjell albinfo.ch.
Nga gjithsej 50 përfaqësi diplomatike nëpër botë, tani për tani vetëm në 33 prej tyre do të hapen vendvotimet pasi në 17 ambasadat e tjera nuk është përmbushur numri mbi 10 të paraqitur, që është kusht për hapjen e një vendvotimi.
Ndërkaq kostoja e zbatimit të referendumit në diasporë, do të kushtojë rreth 12 milion denarë, që është një e treta e shpenzimeve që janë bërë gjatë zgjedhjeve të kaluara për diasporën.
“Tani për tani do të votohet në 33 përfaqësi diplomatike edhe atë në Bernë, ku ka 320 të paraqitur për votim, Venecia 238, Lubjanë 217, Vjenë 151, Toronto 148, Londër 139 , Hag 120, Berlin 105, Melburn 104 , Kanbera 103, Munih 89”, tha Oliver Derkoski, Kryetar i KSHZ-së.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













