Maqedonia
“Plumbat qorr” nga dasmat, problem edhe në Maqedoni
Madje, ligjet parashohin dhe dënim me burgim prej 6 muaj deri në 10 vjet, varësisht nga pasojat që mund të sjellin të shtënat që definohen si kërcënim për rrethin e përgjithshëm
Gjatë verës, me organizimin e më shumë dasmave dhe festave të ndryshme familjare, del në pah se qytetarët në Maqedoni e keqpërdorin lejen për armëmbajtje, duke shtënë në vende publike.
Madje, organizatat joqeveritare thonë se një pjesë e të shtënave në festat familjare bëhet me armët që i posedojnë qytetarët pa leje.
Nga dikasteri i Policisë së Maqedonisë për Radion Evropa e Lirë kanë bërë të ditur se “vetëm gjatë javës së fundit janë të regjistruar 11 raste të dëmtimeve nga të ashtuquajturit ‘plumba qorr’, me ç’rast një plumb i ka shkaktuar lëndime trupore një personi, ndërkohë në dhjetë raste të tjera, qytetarët ankohen se plumbat qorr kanë dëmtuar makinat e tyre”, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka drejtuar dhe një apel te të gjithë qytetarët të përmbahen nga gjuajtja me armë nëpër dasma dhe ahengje të tjera familjare. Me këtë rast kanë përkujtuar se në bazë të ligjit, gjuajtja me armë zjarri paraqet thyerje të rendit publik.
Për këtë vepër, në bazë të ligjeve ekzistuese parashihet gjobë prej 200 deri 500 euro. Madje ligjet parashohin dhe dënim me burg prej 6 muaj deri në 10 vjet, varësisht nga pasojat që mund të sjellin të shtënat që definohen si kërcënim për rrethin e përgjithshëm.
Nga ana tjetër, Qebir Avziu, ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, i cili ka qenë zyrtar i lartë në dikasterin e Policisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se kompetencat e Policisë janë të kufizuara sa i përket kontrollit të armëmbajtjeve pa leje.
Kjo, shton ai, mund të bëhet vetëm me vendim gjyqësor, ndërkohë që të shtënat paraqesin rrezik për të gjithë të pranishmit në festë familjare dhe jo vetëm për atë që është duke shtënë në ambiente festive.
Përderisa Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare civil, e cila ishte e përfshirë në monitorimin dhe organizimin e fushatave për grumbullimin e armëve pa leje, për Radion Evropa e Lirë konsideron se në duart e qytetarëve akoma ka shumë armë pa leje, duke theksuar se askush në Maqedoni nuk është në gjendje të thotë se cili mund të jetë numri real armëve që i posedojnë qytetarët pa leje.
Deralla thotë se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se sa rrezik paraqet gjuajta me armë në vende publike, veçanërisht në ambiente festive.
Ndryshe, është duke vazhduar fushata e Ministrisë së Punëve të Brendshme për dorëzimin vullnetar të armëve pa leje që qytetarët i posedojnë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














