Bota
Evropa po ‘vlon’ nga të nxehtit
Portugalia dhe Spanja gjithashtu po ndjejnë të nxehtin, ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten
Si turistët, ashtu edhe banorët, po ndjejnë në Evropë valën e të nxehtit të pazakontë. Megjithatë, jo të gjithë janë të pakënaqur nga temperaturat përvëluese.
Prodhuesit gjermanë të verës po presin me padurim të mbledhin shumë më tepër rrush se zakonisht, i cili madje mund të bëhet gati për t’u vjelë dy javë më herët.
Sidoqoftë, në pjesën më të madhe të Evropës, njerëzit po mundohen të gjejnë mënyra për t’u freskuar. Në një kopsht zoologjik në Çeki kafshëve u japin ushqime të posaçme për t’i ndihmuar të përballojnë të nxehtin, raporton ‘Zëri i Amerikës’.
Në Paris, banorët dhe turistët po përballen me të nxehtin përvëlues dhe temperatura të larta. Shatërvanët janë një mënyrë për t’u freskuar.
“Nuk jemi mësuar me nxehtësi të tillë, por ky është vendi i përkryer për t’u freskuar për pak dhe për të vazhduar ditën”, thotë Sarah Cole, turiste britanike, përcjell albinfo.ch.
“Është e vështirë, por qyteti vazhdon të jetë i bukur, prandaj jemi të kënaqur që ndodhemi këtu, me gjithë të nxehtin”, thotë Lorenzo Gesteri, turist italian.
Portugalia dhe Spanja gjithashtu po ndjejnë të nxehtin, ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten.
Banorët e qytetit portugez Amora, pranë Lisbonës, i drejtohen plazhit për t’u freskuar.
“Temperaturat janë shumë të larta, por ne i përballojmë duke ardhur këtu në plazh. Uji është i ftohtë dhe na ndihmon”, thotë David Neves, banor i qytetit Verdizela, të Portugalisë.
“Është vërtet verë, por është tepër nxehtë. Nuk marrim dot frymë”, thotë Ana Silva, banore e qytetit Amora, të Portugalisë.
Në kopshtin zoologjik të Republikës Çeke, gorillave u jepen fruta të ngrira në blloqe akulli.
“U përgatitëm ‘akullore’ të posaçme. I fusim frutat në ujë, të cilin e ngrijmë, dhe ua japim që të freskohen”, thotë Vit Lukas, i kopshtit zoologjik të Pragës.
Por, temperaturat e pazakonta kanë ndihmuar prodhuesit gjermanë të verës. Ata po presin jo vetëm të vjela më të hershme, por edhe sasi më të mëdha dhe fitime.
“Këtë vit do të vjelim që në muajin gusht dhe vera e re do të jetë në dyqane përpara kohe. Tregu mezi po e pret”, thotë prodhuesi i verës Mathias Wolf.
Por, ajo që kënaq prodhuesin e verës mund të jetë e rrezikshme për pyjet e vendit. Specialistët thonë se 30% e bimësisë së pyllit mund të dëmtohet nga i nxehti dhe thatësira, e cila rrit edhe rrezikun për zjarre në pyje.
E-Diaspora
-
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 Kryetari i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” falënderoi nxënësit, prindërit dhe mësuesit, duke bërë të ditur se në... -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














