E-Diaspora
Pacientja e mëparshme shqiptare me kancer mëson në spitalin austriak
Në vitin 2010, Artiola atëbotë 13-vjeçare nga Shqipëria, Në Kärnten të Austrisë erdhi me një diagnozë të leukemisë limfatike dhe është trajtuar me sukses në Spitalin e Klagenfurtit. Sot ajo është duke studiuar mjekësinë dhe aktualisht po bën një praktikë në spital
“Është një ndjenjë shumë e mirë për të fituar përvojën time të parë praktike këtu. Sa shumë fytyra të njohura, sa kujtime të shumta”, ka thënë Artiola më 1 gusht 2018, kur ajo u pranua në praktikë e saj njëmujore në Repartin e mjekësisë për fëmijë dhe adoleshentë.
Pacientët e vegjël në pavijonin e kancerit të pediatrisë e prekin më shumë: “Nga përvoja ime personale mund ta paramendoj se si ndjehen ata. Çfarë frike dhe shpresa që kanë dhe se sa e vështirë mund të jetë ndonjëherë”. Kjo është arsyeja përse ajo ka filluar të studiojë mjekësinë. Shqiptarja 22-vjeçare, në javët e ardhshme do të njoftohet me proceset e një spitali nën udhëheqjen e Dr. Prim. Wilhelm Kaulfersch, përcjell albinfo.ch.
Artiola është veçanërisht e impresionuar nga neonatologjia. “Unë kurrë nuk kam parë një fëmijë të tillë të vogël”. Por, studenten e re e ka impresionuar edhe kardiologjia pediatrike, pasi asaj i interesojnë problemet e fëmijëve dhe adoleshentëve që ata i kanë me zemër . Nuk mund të pronocohet me siguri nëse ajo në të vërtetë dëshiron të bëhet një pediatre. “Psikiatria dhe neurologjia, si dhe onkologjia do të më irritonin gjithashtu. Onkologjia kryesisht për shkak se në këtë fushë ka shumë për të bërë. Hulumtimet në të gjitha fushat e terapisë së kancerit po përparojnë me shpejtësi të madhe”, vazhdon Artiola për “ORF”, përcjell Albinfo.ch.
Në tre vitet e ardhshëm, ajo dëshiron të angazhohet dhe pastaj të përfundojë një trajnim të specializuar përkatës.
Nga mesi i korrikut 2010, mjekët në Shqipëri kishin diagnostikuar “leukeminë limfatike”, duke i dhënë Artiolës shpresa për jetë prej vetëm tre javësh. Sipërmarrësi austriak Robert Rogner, vajzën e mori në Austri me shpenzimet e veta dhe e financoi trajtimin mjekësor në Spitalin e Klagenfurtit.
Pas dy vitesh të trajtimit intensiv, Artiola ka mundur të dalë e shëndoshë nga spitali. Tetë vite pas diagnozës së saj, ajo sot llogaritet si e shëruar. Që atëherë, Artiola ka gjetur dy “mentorë” të tjerë të rëndësishëm në mjekun nga Villach, Bernd Mirtl dhe bashkëshorten e tij, të cilët asaj i kanë ofruar mbështetje të përkohshme qysh atëherë dhe duke e ndihmuar atë për t`i financuar studimet e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kandidati për eurodeputet me origjinë shqiptare, Muharrem Salihu, merr mbështetje në Itali Raporohet se ish-eurodeputetja Emma Bonino, kryetare e +Evropa, ka thënë se nuk përbën ndonjë habi mbështetja...
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
-
Muhamed Mustafi, ylli shqiptar në St. Gallen
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
-
Gazmend Zajmi, një ndër kolosët e pavarësisë
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?