Tematike
Doni të martoheni sipas mënyrës zvicerane? Ja se si!
Nëse e keni hapur kuletën fort, nuk keni përjashtuar askënd, e keni shpërfillur motin e keq dhe nuk keni ftuar 100 e më shumë mysafirë, atëherë ju keni bërë një dasmë zvicerane
Një studim i realizuar nga Bashkësia e Planifikuesve të Pavarur Zviceranë të Dasmave (VUSH) tregon se si duket një martesë mesatare e një çifti zviceran. Swissinfo.ch ka bërë një përmbledhje të shkurtë nga ky studim.
Në vitin 2017 në Zvicër janë realizuar rreth 40 mijë dasma. Nëse dëshironi që të martoheni si një çift mesatar zviceran, ju duhet t`u përmbaheni rregullave në vijim:
Hapeni kuletën fort!
Mesatarisht, çiftet zvicerane japin 30.000 deri në 40.000 franga për një dasmë, pa i përfshirë këtu veshmbathjen, unazat dhe muajin e mjaltit. “Në krahasim me vendet fqinje, kjo shumë mund të duket e madhe”, thotë Simone Glarner nga VUSH. “Kjo lidhet me faktin se qiraja për lokalin e dsmës është e shtrenjtë dhe standardi jetësor në Zvicër është i lartë”.
Kostoja varet me të madhe nga ajo se sa njerëz janë ftuar dhe sa do të zgjasë festa. “Në Indi mund të festohet nga disa ditë madje edhe javë dhe kjo sigurisht që kushton”, thotë Glarner. Në dasmat arabe ndërkaq është e zakonshme që mysafirët dhe në veçanti familjet, të sjellin ushqimin me vete, gjë që ul shpenzimet që bën çifti.
Mos e përjashtoni asnjërin
Më parë në Zvicër është praktikuar që dasma të bëhet në dy pjesë: pas kurorëzimit është ofruar një apero me një numër të madh të mysafirëve dhe më vonë një banket në rreth më të ngushtë. Kjo tashmë i takon të kaluarës. Sipas studimit të VUSH, sot çiftet gjithnjë e më tepër po duan që të gjithë mysafirët (dasmorët) të jenë aty gjatë gjithë ditës.
Shpërfilleni motin e keq
Gjatë vjeshtës, moti në Zvicër është të shumtën i freskët dhe me lagështi. Por zviceranët nuk lejojnë që kjo t`ua prishë kënaqësinë e dasmës. Sipas VUSH, numri i dasmave të bëra në pranverë po bie dukshëm ndërkohë që vihet re një shtyrje e tyre drejt shtatorit dhe pjesërisht, edhe tetorit. Rreth 25% të dasmave të organizuara nga planifikuesit e dasmave të VUSH, janë realizuar në shtator.
Qëndroni brenda kornizave të ngushta
Ndryshe nga zakonet që mbretërojne në kulturat jugore, zviceranët nuk preferojnë dasma me numër kolosal mysafirësh. Mesatarisht ftohen 40 deri 70 veta. Më shumë se 100 mysafirë rrallë do të gjeni në një dasmë zvicerane.
Kiçi është OK por jo dhe qyqaria
Vitin e kaluar, sipas VUSH në dasmat e bëra në Zvicër janë parë shumë tone pasteli, në kombinim me rozë dhe ngjyrë ari. Veç kësaj, edhe në Zvicër ka arritur trendi i tatuazheve “Soundwave”, në trajtën e shprehjeve të tetovuara si “Po, unë dua”.
Në vitin 2017 në Zvicër janë bërë ndërkaq 14850 shkurorëzime. VUSH sigurisht që nuk ka bërë hulumtim për të gjetur se si duket një shkurorëzim mesatar zviceran. “Por unë mund të marr me mend se edhe në Zvicër po vjen trendi anglosakson për festimin e shkurorëzimit”, thotë Glarner.
Ne shpresojmë se nuk do të ketë nevojë për një udhëzim mbi shkurorëzimin mesatar zviceran dhe ju dëshirojmë të gjitha të mirat për dasmën Tuaj!
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë