Tematike
Fshatarët e Tesinës mobilizohen kundër “bandave shqiptare”
Në kafenenë e fshatit diskutohet seria e plaçkitjeve që banda shqiptare nga Italia kanë bërë nga vera e tutje në fshat e më gjerë
Regjioni i Tesinës veriore është i trazuar. “Ne nuk do të lejojmë më të bëjnë çfarë të duan me ne”, thotë Carlo S. “tash është fundi”, ia pret Graziano P. me grusht të shtrënguar.
Në kafenenë e fshatit diskutohet seria e plaçkitjeve që banda shqiptare nga Italia kanë bërë nga vera e tutje në fshat e më gjerë.
“Hajnat kane qenë tashmë në 20 shtëpi, ndërsa policia, sipas fshatarëve, nuk po ndërmerr asgjë. “Para dy vitesh në Tesinën veriore qenë mbyllur të gjitha stacionet policore. Stacioni më i afërt është në Bellinzona. Derisa të vijnë policët këtu, hajnat tashmë ia kanë mbathur. Tash po i marrim punët tona në dorë”.
Banorët e tri luginave (emri i regjionit) kanë ngritur “Mbrojtjen Qytetare”. Të armatosur me llamba xhepi, celularë, kamera, vegla fushe, sillen natën nëpër fshat. “Ne fotografojmë shenjat e dyshimta, alarmojmë njëri tjetrin në rastet kur shohim meshkuj të huaj, i mbikëqyrim shtëpitë dhe rrugët tona”, sqaron Carlo S.
Ndërsa Michele G. nga Italia, që ka ndërtuar në Zvicër një shtëpi “pasi që këtu është më sigurt”, tregon se dje ka gjetur dy veta në shtëpinë e tij. “Ata ikën, por sot këtu kriminaliteti është ashtu sikur në Itali”, thotë ai. Më së keqi i ka ndodhur pronares së kafenesë së fshatit, Gilda V.
“Isha e vetme në shtëpi, kur ndjeva zhurma. Papritur, në dhomë po qüendronte një burrë me kapele. Ai më kapi për flokësh më zvarriti nëpër shtëpi, më shante dhe më kërcënonte. Më goditi në qafë”. Pastaj ajo kishte humbur vetëdijen.
Ngjashëm është edhe në fshatin fqinj.
Përgjegjësi për vjedhjet në policinë e Tesinës pranon se “numri i plaçkitjeve në regjion është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar. Po ashtu është dyfishuar edhe numri i arrestimeve. Por ata lirohen menjëherë pasi që nuk mund d t`u dëshmohet më shumë se një vjedhje.
Ai e shpjegon këtë valë vjedhjeje me faktin se, sipas tij, qytetarët e këtushëm nuk kanë përvojë me kriminelët, prandaj shtëpitë e tyre të pasiguruara janë pre e lehtë për hajnat. Ai këshillon qytetarët të instalojnë sisteme sigurimi, por për ta këto sisteme janë shumë të shtrenjta. “Ne duam të na kthehen stacionet policore”, thotë Carlo S.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












