E-Diaspora
Policia largon rreth njëqind shqiptarë nga trualli komunal francez
Para se të dëboheshin, shqiptarët që jetonin në lagjen e varfër të Lidlit të vjetër u vendosën në truallin komunal.
Mbrëmjen e kaluar, shqiptarët që jetonin në lagjen e varfër të Lidlit të vjetër, në rrugën “rue des Deux-Esteys”, u vendosën në truallin komunal, përpara se të dëboheshin.
Policia ndërhyri natën e së enjtes në rrugën “Alexis labro” 141, në një truall komunal të Bègles pasi një grup shqiptarësh që jetonin në lagjen e varfër të në rrugën “Rue des Deux Esteys”, atje ishte vendosur pa autorizim.
Trualli i blerë nga komuna, është paraparë për ta vendosur kopshtin e fëmijëve, i cili në muaji shtator pritet të zgjerohet, shkruan “Sud Ouest”, përcjell Albinfo.ch. Pasi nuk ka pasur derë, terreni ka pasur qasje dhe shqiptarët kanë mundur të hyjnë aty.
Asaj nate, pak pas mesnatës, rreth dyzet shqiptarë kanë qenë duke pritur në rrugë, përgjatë rrugës së tramvajit C. Policia dhe organet komunale kanë qëndruar edhe më tej në vendngjarje për të shmangur prishjen eventuale të rendit.
Pas dy orësh ndërhyrjeje, shqiptarët, janë kthyer sërish në vendin e mëparshëm duke i marrë automjetet dhe gjësendet e tyre.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












