Tematike
Infermieret mund të punojnë me shami në kokë nëpër spitalet e Aargaut
Një sondazh nëpër spitalet e Aargaut ka treguar: Në infermieri, mbajtja e shamive të kokës tolerohet. Megjithatë, është e rëndësishme që standardet e higjienës të plotësohen, thuhet nëpër spitale.
“Në ashensorin e spitalit në Rheinfelden kanë qenë dy gra shumë të reja me pallto të bardha – njëra prej tyre e mbuluar me shami”, i ka shkruar në e-mail të përditshmes zvicerane “Aargauer Zeitung”, një lexuese e nevrikosur. Ajo ishte e mendimit se “mbajtja e shamive në vendin e punës, në shërbimin publik është e ndaluar”, vazhdon lexuesja. Ajo bile i ka shkruar edhe Qendrës shëndetësore në Fricktal (GZF), në kuadër të së cilës punojnë edhe spitalet në Rheinfelden dhe Laufenburg. Në mesazh, ankuesja ka shkruar “se gratë kanë luftuar për vite të tëra për barazi gjonore dhe janë çliruar ngazgjedha e kishave”.
Zëdhënësja e qendrës Miriam Crespo, ka konfirmuar se në këtë qendër punojnë “dy punëtore zvicerane të besimit mysliman”, të veshura me shami. Crespo thotë: “Mbajtja e shamisë gjithmonë lejohet. E vetmja gjë e rëndësishme për punëtorët me kontakt të drejtpërdrejtë të pacientëve është që të pajtohet me të gjitha rregulloret e zbatueshme të higjienës dhe të paraqitjes”.
GZF është një punëdhënës i hapur dhe i ndershëm “i cili vlerëson diversitetin e punëtorëve të saj”. Ndër të tjera, rregulloret e punësimit dhe Kodi i Mirësjelljes kanë cekur se askush nuk duhet të diskriminohet në bazë të ngjyrës së lëkurës, origjinës ose fesë së tij. “Përkrahja e këtyre parimeve, për të gjithë punëtorët tanë është e detyrueshme”, vazhdoin më tej Crespo, përcjell Albinfo.ch.
Punëtore me shami në kokë gjithashtu punojnë nëpër spitale të tjera të Aargaut. “Në raste të jashtëzakonshme të justifikuara, kjo mund të lejohet,” thotë Stefan Wey, zëvendës shef i marketingut dhe komunikimit në spitalin kantonal të Badenit (KSB). Miratimi jepet “vetëm në raste individuale” nëse vlerësohet se punëtorja e plotëson pozitën, tha Wey. Kërkesat do të trajtohen me vend dhe sipas udhëzimit, pra nuk do të tolerohet asnjë diskriminim në KSB. “Sidoqoftë, standardet përkatëse të higjienës duhet të garantohen në çdo kohë dhe në mënyrë të plotë. Përveç kësaj, fytyra duhet të jetë e zbuluar”, thotë Wey. Aktualisht, Në Baden janë dy infermiere që mbajnë shami.
Edhe në spitalin kantonal të Aaraut (KSA) ka ndodhur që punëtoret të punojnë me shami, thotë zëdhënësja Isabelle Wenzinger. Po ashtu, në ASK ka gjithashtu punëtorë që mbajnë kipa hebraite. Numri i saktë nuk është regjistruar, shkruan Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Wenzinger vazhdon: “Nuk ka asgjë për të kundërshtuar mbajtjen e shamisë. Punëtorët duhet të jenë në përputhje me rregullat për uniforma dhe higjienë, që pa probleme mund të shoqërohet me mbajtejn e shamisë”. Sipas Wey dhe Wenzinger nuk ka ndonjë ankesë as në Aarau e as në Baden.
Aktualisht, nuk ka punëtore femra me shami në kokë në spitalet e Menzikenit dhe Leuggernit që i takojnë grupit Asana. Por, nuk ekziston rregullore për ndalimin e shamisë, thotë Yvonne Neff, zëvendësdrejtoreshë në Leuggern. Atje, më shumë se 400 punëtorë dhe mjekë të përkatësisë së ndryshme kombëtare dhe fetare janë të angazhuar për mirëqenien e pacientëve. “Nuk është e rëndësishme, me ose pa shami”.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










