Shqipëria
Forcohet bashkëpunimi strategjik Shqipëri- Kroaci
Shqipëria dhe Kroacia kanë forcuar bashkëpunimin strategjik mes vete.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është deklaruar gjatë ditës së sotme në lidhje me miqësinë shekullore mes shqiptarëve dhe kroatëve.
Ai është takuar me homologen e tij kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç në konferencën e përbashkët të zhvilluar në ambientet e Presidencës.
“Me Kroacinë kemi marrëdhënie të shkëlqyera shumëshekullore dhe lidhje të forta historike. Kroacia ka qënë dhe mbetet mbështetëse e fortë e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimit Europian. Modeli dhe eksperienca e Kroacisë në Bashkimin Europian është shumë e vyer për ne shqiptarët. Po kështu, si dy vende anëtare në NATO, ne ndajmë vizione dhe interesa të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe për këtë kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe të konsiderueshëm e do të vazhdojmë akoma më tej në të gjitha aspektet”, ka thënë Presidenti Meta.
Presidentja kroate ka thënë se diskutimi i sotëm me Metën lidhet me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Shqipëria ishte mikja e Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë. Dialogu ynë ka lindur që në vitet e para të pavarësisë tonë dhe ne sot diskutuam për të fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Nga 18 mijë shqiptarë që jetojnë në Kroaci, 2500 prej tyre ishin vullnetarë në luftë dhe disa humbën jetën e të tjerë u zhdukën”, tha Kitaroviç.
Po ashtu në konferencë u përmend edhe bashkëpunimi në disa fusha.
“Dy vendet tona po punojnë që së shpejti të ngrejmë nivelin e bashkëpunimit me atë të partneritetit strategjik. Në marrëdheniet dypalëshe një vëmendje të veçantë zë bashkëpunimi ekonomik, pasi potencialet e dy vendeve, po ashtu dhe ato rajonale janë të jashtëzakonshme. Interesat e dy vendeve janë të përbashkëta dhe komplementare, kuadri i përbashkët ligjor na krijon të gjitha mundësitë për bashkëpunim, veçantërisht në fushën e turizmit, energjetikës, infrastrukturës”, tha Meta.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













