E-Diaspora
Prindërve të një djaloshi të vdekur iu vjen llogaria e mobilizimit të helikopterit
Nga fillimi i vitit, një 27-vjeçar nga Aargau e humbë vetëdijen. Megjithëse edhe një helikopter erdhi për të ndihmuar, shpëtimi i jetës për të riun ishte i vonshëm dhe ai ndërroi jetë.
Pak javë pas vdekjes së tij, llogaria për mobilizimin e helikopterit, prindërve të të ndjerit u erdhi në shtëpi.
Në muajin janar të këtij viti, i biri 27-vjeçar i zviceranit Stefan Stettler (emër i ndryshuar) e kishte humbur vetëdijen.
Megjithëse nëna menjëherë lajmëroi ambulancën dhe ekipet e shpëtimit gjithashtu ofruan një helikopter, ndihma për banorin e ri të Aargaut erdhi shumë vonë. Kur helikopteri aterroi në tokë, djaloshi ri ishte tashmë i vdekur. Shkaku i vdekjes ka qenë një mangësi deri më tani e pavërejur e zemrës, thotë Stefan Stettler. Në ndërkohë, helikopteri kthehet sërish në bazë.
Llogaria e mobilizimit të helikpterit, prindërve u erdhi në shtëpi, një javë pas vdekjes së birit. Nga gjithsej 3.000 franga, sigurimi i obligueshëm e ka marrë përsipër vetëm gjysmën e llogarisë. 1500 franga të mbetura duhet të paguhen nga vetë prindërit. Stefan Stettler iu drejtua bazës së helikopterëve “Rega”.
Djali i tij, për vite me radhë kishte qenë një donator i rregullt. Por Rega nuk pranoi t`i meerte përsipër shpenzimet, sipas revistës për konsumatorë “K-Tipp”, njofton Albinfo.ch.
Arsyeja: Rega nuk kishte të bënte asgjë me operacionin e shpëtimit. Helikopteri ishte njëri nga Ambulancat Ajrore Alpine (AAA), e cila bazën e saj e ka në fushën ajrore Birrfeld.
“Kostoja e transportit të tillë të shpëtimit nuk mund të mbulohet nga baza e Rega-s dhe duhet të jetë i mbuluar nga pacienti, respektivisht, sigurimi i tij”, ia ka shkruar Rega në një e-mail Stefan Stettlerit.
AAA vepron në mënyrë të pavarur nga Rega. Rega mund të paguante vetëm për shërbimet që do t`i ofronte apo organizonte personalisht. “Nëse Rega do të ishte paralajmëruar, ne do të kishim marrë përsipër çdo shpenzim të pambuluar,” thuhet më tej në e-mail.
Stefan Stettler ndjehet i braktisur nga Rega. Ai nuk brengoset për të hollat.
“Por, ne kemi qenë të bindur se Rega merr përsipër kostot e sigurimit për shpëtim, për klientët donatorë”.
Donacionet për Rega në Aargau, Stettler i vlerëson si të pakuptimta, sepse policia dhe qendrat emergjente janë të detyruara që fillimisht të alarmojnë AAA-në dhe jo Rega-n. Rega në e-mailin e saj ka nënvizuar një direktivë përkatëse nga Drejtoria e Shëndetësisë në Aargau.
Por direktiva nuk ekziston në këtë formë.
“Por, direktiva e aplikueshme nga viti 2013 transferimi, thotë se qendra mjekësore emergjente 144 është për të mobilizuar kryesisht helikopterin e AAA-së, në rast të ngjarjeve në Fricktalin e Poshtëm mobilizohet Rega”, pohon mjeku kantonal, Martin Roth. Bëhet fjalë për “kujdesin optimal të pacientëve”, thotë Roth. “Helikopteri më i shpejt në dispozicion është i vendosur.” Në Fricktalin e Poshtëm është Rega, në pjesën tjetër të kantonit, AAA.
Nga totali i 222 flututirmeve për shpëtim me helikopter, helikopteri i verdhë ka flutuaruar në 181 misione, Rega në 41.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit Kosova prezanton potencialin e saj kulturor dhe turistik në Paris... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












