Kosova
Sistem i ri i gjendjes civile për mërgimtarët
Mërgimtarët kanë mundësi që faktet e gjendjes civile të ndodhura jashtë vendit, siç janë lindja, martesa dhe vdekja, t’i regjistrojnë drejtpërsëdrejti në konsullatë
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, kanë përuruar sistemin e ri të gjendjes civile.
Sipas njoftimit, tani e tutje, qytetarët e Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjermani, Zvicër, Itali, Turqi dhe Arabi Saudite, kanë mundësi që faktet e gjendjes civile të ndodhura jashtë vendit, siç janë lindja, martesa dhe vdekja, t’i regjistrojnë drejtpërsëdrejti në konsullatë, përcjell albinfo.ch.
“Me këtë shërbim, shtetasve të Republikës së Kosovës, iu krijohet lehtësi e madhe për pajisje me dokumente personale siç janë ai për letërnjoftim dhe pasaportë.
Ky sistem prej sot fillon të funksionojë në konsullatat e Kosovës, në shtetet e lartcekura, ndërsa, pritet në vazhdim të krijohet mundësia teknike dhe ligjore edhe për konsullatat tjera të Kosovës”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











