Shqipëria
Mbahet seanca dëgjimore me tre kandidatë për ambasadorë
Merren në pyetje tre kandidatët e Shqipërisë për ambasadorë të Danimarkës, Bullgari dhe MalIt të zo
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë janë marrë në pyetje tre kandidatë për ambasadorë, Elida Petoshati, kandidat për Ambasadore në Danimarkë, Donika Hoxha kandidate për Ambasadore në Bullgari e Moladavi dhe Ridi Kurtezi kandidat për Ambasador në Malit të Zi.
Kryetarja e këtij komisioni Mimi Kodheli kërkoi nga të tre kandidatët një prezantim të përgjithshëm të programit të tyre të kandidimit si dhe nismat që do të ndërmarrin nëse zgjidhen ambasadorë.
Petoshati para anëtarëve të komision tha se Danimarka ka asistuar Shqipërinë në mirëqeverisje.
“Danimarka është mbështetëse e procesit të zgjerimit dhe e dialogut Kosovë-Serbi. Në Shqipëri operojnë 35 kompani daneze. Pritet të nisin fluturimet Danimarkë-Shqipëri”, theksoi ajo në fjalimin e saj.
E kandidatja për ambasadore në Bullgari vuri në fokus marrëdhëniet parlamentare midis dy Republikave.
Ajo tha se duhet punuar jo vetëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike lidhur me eksportin dhe importin ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë, por njëkohësisht edhe duhet bërë forcimin e rolit të turizmit për Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














