Kultura
“Matanë Malit”, Elina ia kushton Shqipërisë
Elina Duni po prezanton në Francë albumin më të ri “Matanë Malit”
Diva e muzikës xhaz, Elina Duni, ka publikuar albumin e tretë me radhë të titulluar “Matanë malit”.
Albumi më i ri i këngëtares së jazzit dhe kompozitores me origjinë shqiptare që jeton në Zvicër vjen pas dy albumeve, “Baresha” (2008) dhe “Lume Lume” (2010).
“Matanë malit” është një prodhim i ECM/Universal, një homazh për Shqipërinë.
Prezantimi po bëhet me disa koncerte që kanë filluar prej 16 tetorit deri më 25 tetor.
Albumi përmban 12 këngë. Disa nga titujt: “Kjani trima”, “Vajzë e valëve”, “Unë ty moj”, “Erë pranverore”, “Çelo Mezani”, “Ra kambana”, “Çobankat”, “Kristal” (bazuar në poezinë me të njëjtin titull të Kadaresë), “Mine Peza”.
Siç mund të nënkuptohet, tekstet e këngëve kanë shumë rëndësi në këtë album. Elina thotë: “Ne jemi përqendruar tek energjia për të cilën ka nevojë kjo poezi duke u përpjekur që të përkthejmë thelbin e saj përmes muzikës sonë. Për mua muzika e improvizuar e ka burimi te shpirti i jazz-it. Ne nuk ndihemi asnjëherë të detyruar ta këndojmë dy herë njëlloj të njëjtën këngë.”, transmeton Shekulli.
Pianoja e Colin Vallon-it e mbështet zërin e Elinës si të ishte një zë i dytë. Bashkë me kontrabasistin Patrice Moret dhe bateristin Norbert Pfammatter, ata krijojnë një grup mjaft ndërveprues diçka shumë e nevojshme për një orkestër.
“Nuk e kam dashur ndonjëherë që të jem një këngëtare e shoqëruar nga një trio. Qysh në fillim unë i kam dhënë mjaft hapësirë muzikantëve që ata të shprehen, të improvizojnë dhe njëherësh unë të eksperimentoj me zërin tim. Unë jam veç një ndër instrumentet. Me kalimin e kohës ne kemi përftuar një mirëkuptim reciprok që na lejon të shkojmë ku të kemi dëshirë…”, tha Elina me rastin e daljes së albumit të ri.
Muzika e kuartetit frymëzohet nga muzika popullore e Ballkanit por gjithashtu edhe prej xhazit modal, free jazz. Me kalimin e kohës muzika popullore shqiptare zuri shumë vend në repertorin e grupit.
Elina u largua nga Shqipëria në moshën 10-vjeçare. Nisi të marrë mësime për piano klasike në Konservatorin e Muzikës në Gjenevë. Në Bernë përfundon studimet në Shkollën e Lartë të Arteve në degën Jazz për këngë, kompozim dhe pedagogji.
Albumi i saj i ri “Matanë malit” mund të blihet online në: ITunes, Amazon, Fnac Exlibris.ch, CeDe.ch, ECM Records.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026












