Maqedonia
Zaev: Do të hyjmë me krenari në portat e Evropës
Zaev ka thënë se konsolidimi i Evropës do të jetë i plotë kur BE të pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e vlerëson si historik vendimin e BE-së për negociatat e pranimit. Zaev ka thënë për DW se konsolidimi i Evropës do të jetë i plotë kur BE të pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Nuk ka përshkrim tjetër për këtë vendim, por fakti është historik. Ne kemi marrë një datë për negociatat: qershorin 2019. Deri atëherë, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë nga Komisioni Evropian, ne do të punojmë për përmbushjen e kritereve, ose me fjalë të tjera, zbatimin e fazave në Marrëveshjen me Greqinë dhe finalizimin e reformave.
Ne jemi shumë afër qëllimit tonë për arritjen e standardeve të BE-së. Sipas përvojave të mëparshme të zgjerimit të BE-së, kapitujt e pranimit janë finalizuar mesatarisht brenda 7 vjetësh. Kjo është në përputhje me qëllimin tonë dhe qëllimin e Komisionit Evropian, të krijuar me Strategjinë për zgjerimin e besueshëm të BE-së për vitin 2025”, ka thënë Zaev.
Ai ka folur edhe për mbështetjen e Gjermanisë dhe kundërshtimin e Francës e Holandës për këtë projekt. Por kryeministri i Maqedonisë ka thënë se ky shtet nuk ka pasur ndonjë kërkesë për hapjen e ndonjë kampi refugjatësh apo migrantësh siç u përmend se do të bëhej në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë















