Uncategorized
Behrami: Serbia, për mua, është një kundërshtar normal
Bosi shqiptar i Përfaqësueses zvicerane është duke shpresuar se të premten do të jetë në fushën e gjelbër, për tu përballur me "një kundërshtar normal"
Pas një ndikimi në muskuj, Valon Behrami gjatë kësaj jave ka ushtruar pak. Megjithatë, stafi i Përfaqësueses zvicerane është optimist: Lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Brazilit duhet të jetë i gatshëm për t’u përballur të premten në Kaliningrad (ora 20) kundër serbëve.
Mesfushori 33-vjeçar shqiptar ka lindur në ish Jugosllavi dhe kishte pasaportën serbe derisa ishte 18-vjeç. Lufta e përfshiu vendin dhe Valoni i ri u strehua në Tessin, ku u bë një lojtar dhe njeri i admirueshëm, shkruan “Le Matin”, përcjell Albinfo.ch.
Vallë, a do të jetë kjo ndeshje e vështirë kundër Serbisë, një vend me të cilin Zvicra asnjëherë nuk është ballafaquar? Me sa duket jo.
“Ndeshja e parë e karrierës sime ndaj Shqipërisë ishte e ndërlikuar emocionalisht, nuk e fsheh. Serbia, për mua, është një kundërshtar normal”, ka shpjeguar Valoni. Vallë a do të mbizotërojë një ndjenjë e ndryshme gjatë kohës së intonimit të himneve, apo gjatë lojës në fushën e gjelbër? “Ata që thonë se futbolli është një luftë, duhet ta dinë se … futbolli është një performancë, asgjë tjetër. Asgjë nuk do të ndodhë. Ne jemi futbollistë dhe në të njëjtën kohë edhe shembuj për fëmijët. Çfarë imazhi do të jap nëse do të shkoj në terren të nxehtë duke thënë se unë duhet të jap gjithçka, që duhet të kem instinktin e vrasësit”?! Është e vërtetë se Valoni nuk ka nevojë për ta dëhmuar vetveten në maksimum, në një ndeshje kundër serbëve. Fundi-fundit, Neymari mund të dëshmojë, përcjell tutje albinfo.ch.
Gazetat në Kosovë, megjithatë, kanë ngritur presionin gjatë javëve të fundit, të cilat nuk e kanë anashkaluar Valon Behramin: “Po, kam lexuar disa. Ata shkruajnë, “Kosovarët tanë kundër serbëve”, dhe gjerë ta ngjashme. Pfff … luaj për Zvicrën, kjo është e gjitha”, transmeton albinfo.ch.
Pjekuria e Valonit, padyshim është shembullore duhet shpresuar se do të ndiqet në fjalimin dhe veprimet e tij, nga të gjithë shokët e tij. Në vitet 2014 dhe 2015, gjatë kualifikimit për Kampionatin Evropian, midis serbëve dhe shqiptarëve ndodhi incident, veçanërisht duke përfshirë Taulant Xhakën. Pas ndeshjes së tij transparente dhe pasive kundër Brazilit, vëllai i tij Graniti duhet të mbetet i fokusuar në fushë dhe vetëm të mendojë për ngritjen e nivelit të lojës së tij kundër serbëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










