Kosova
Thaçi: Marrëveshja për emrin krijon klimë të mirë rajonale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin me të cilin kanë diskutuar për marrëveshjen midis Greqisë dhe Maqedonisë lidhur me emrin e ri të shtetit fqinj.
Për këtë presidenti Thaçi ka thënë se çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe për Kosovën.
“Kjo marrëveshje krijon klimë të mirë rajonale dhe hap perspektivë euroatlantike për shtetet e Ballkanit”, u shpreh presidenti Thaçi, përcjell albinfo.ch.
Presidenti Thaçi dhe zëvendëskryeministri Osmani kanë biseduar edhe për zhvillimet aktuale në Maqedoni, ku forcat politike shqiptare po luajnë rol pozitiv rreth avancimit të të drejtave politike dhe sociale.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












