Kosova
Lluka: Marrëveshja me Serbinë, kyçe për liberalizim të tregut me Shqipërinë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka deklaruar se mosimplementimi i marrëveshjes së interkoneksionit me Serbinë është problemi kryesor që Kosova dhe Shqipëria nuk do të mund të liberalizojnë tregun e energjisë
Në Prishtinë është mbajtur edicioni i dytë i Forumit ndërkombëtar bashkimi i tregut në sektorin energjetik mes Shqipërisë dhe Kosovës me temën “Roli i krijimit të shkëmbimit të përbashkët të energjisë në këtë proces”.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka deklaruar se mosimplementimi i marrëveshjes së interkoneksionit me Serbinë është problemi kryesor që Kosova dhe Shqipëria nuk do të mund të liberalizojnë tregun e energjisë.
Forumi ishte i përqendruar në sfidat e themelimit të shkëmbimit të energjisë elektrike në përputhje me zbatimin e politikës shqiptare të energjisë me standardet e Bashkimit Evropian dhe integrimin në tregun rajonal.
Gjergj Buxhuku nga AlbKonfindustria ka thënë se krijimi i tregut të përbashkët dhe liberalizimi i energjisë janë procese të cilat i kanë pranuar të dy vendet për anëtarësim në BE.
Zv. ministrja e Energjisë dhe Industrisë e Shqipërisë, Dorina Cinari, ka thënë se Ministria përkatëse e Shqipërisë ka marrë angazhime serioze në rritjen e kapaciteteve gjeneruese. Ajo tha se Shqipëria është optimiste për të krijuar tregun e përbashkët energjetik me Kosovën.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











