CH-Ballkani
Kryeministrat e cilësojnë marrëveshjen si historike
Kryeministri grek marrëveshjen e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për të ardhmen e dy vendeve
Maqedonia dhe Greqia të dielën nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit. Dokumenti që parasheh emrin, “Maqedonia e Veriut”, u nënshkrua në Prespë, në pjesën e Greqisë nga Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.
Kryeministri grek marrëveshjen e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për të ardhmen e dy vendeve.
“Kjo është një marrëveshje patriotike mes dy popujve. Me këtë zgjidhet një kontest shumëvjeçar, forcon besimin mes dy vendeve dhe popujve…marrëveshja do të hap edhe një faqe të re në zhvillimin ekonomik mes dy shteteve”, ka deklaruar kryeministri, Aleksis Tsipras, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalimin e tij marrëveshjen e ka vlerësuar si historike dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane.
“Ndjenja ime sot është se me nënshkrimin e marrëveshjes po zhvendosim edhe malet, sot po i japim fund një kontesti, dallimeve shumëvjeçare që kishin ngritur mure mes dy shteteve… kemi humbur shumë, por ne pas shumë përpjekjesh arritëm marrëveshje të dinjiteshme për ndërtimin e miqësisë…e kaluara na ka mësuar shumë, duhet të mësojmë nga e kaluara dhe jo ta përsërisim”, ka deklaruar Zaev, përcjell albinfo.ch.
“Ne po ndërtojmë të ardhmen, marrëveshje na inkurajon për besim më të madh mes dy vendeve dhe jetë më të mirë mes dy popujve tanë… po ndërtojmë miqësi me Greqinë. Ajo do të jetë mbështetëse e jona për proceset në vazhdim. Kjo marrëveshje do të forcojë paqen dhe sigurinë jo vetëm në vendet tona por edhe më gjerë”, ka deklaruar Zaev duke theksuar se me këtë marrëveshje qytetarët do të kenë perspektivë më të mirë si dhe do të forcohet miqësia dhe siguria në rajon.
Në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë ndërkombëtare si ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic, Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini, komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, si dhe diplomat nga më shumë vende perëndimore.
Marrëveshja që zgjidh kontestin mbi 25 vjeçar, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpesh herë janë përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike.
Emri, Maqedonia e Veriut, në bazë të marrëveshjes do të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit, apo sipas formulës, “erga omnes”, të cilët në vazhdimësi e ka kërkuar pala greke.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












