Kosova
Shoqata e Bundeswehrit kërkon që ushtarët gjermanë të kthehen nga Kosova
Misioni mbaroi! Sipas përfytyrimeve të Shoqatës së Bundeswehrit mandati i trupave gjermane nuk nevojitet të zgjatet më përtej vitit 2019
Ushtarët gjermanë nuk janë më të nevojshëm dhe mund të tërhiqen vitin e ardhshëm nga Kosova, sipas Shoqatës së Bundeswehrit, kjo 20 vjet pas misionit të ndërhyrjes në Kosovë në vitin 1999.
Andre Wüstner, kryekolonel dhe kryetar i Shoqatës së Bundeswehrit tha për gazetën gjermane online “Welt”, se “në fund të vitit 2019 ushtarët tanë mund të kthehen në shtëpi”. Misioni i filluar në vitin 1999 është zhvilluar me shumë sukses, prandaj ka ardhur koha që të fillohet me përgatitjet për fundin e tij, tha ai, raporton “DW”.
Për shkak të zhvillimeve proporcionalisht pozitive në rajon, ushtria nuk është më e nevojshme “ndoshta vetëm për funksion këshillues në nivel strategjik”, u shpreh Wüstner për “Welt”, përcjell albinfo.ch.
Në vend të kësaj ndihma duhet të përqendrohet në Kosovë në aspektin e “mbështetjes së policisë, drejtësisë dhe zhvillimit”. Të enjten Bundestagu vendosi edhe njëherë zgjatjen me një vit të misionit gjerman me 800 ushtarë në Kosovë. Aktualisht në Kosovë ndodhen 400 trupa gjermane.
Sipas përfytyrimeve të Shoqatës së Bundeswehrit mandati i trupave gjermane nuk nevojitet të zgjatet më vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











