Kosova
Pa kuorum, shtyhet seanca e Kuvendit të Kosovës
Ndërsa Avdullah Hoti i LDK-së ka thënë se kryeministrin Haradinaj nuk po e pyet më askush, e aq më pak ministrat e tij. Ai e ka cilësuar atë si një kryeministër të dobët e qyqar. Për këtë reagoi Haradinaj. "Ky qyqani para juve po ju vjen në interpelanca. Mund të them se jam kryeministri i vetëm që i respekton këto kërkesa për raportim”, tha ai.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe një herë kanë treguar se nuk janë të përgjegjshëm për detyrat që kanë.
E kjo shfaqet sa herë që ka seancë në prag të ndonjë feste. Pas përfundimit të diskutimeve lidhur me vendimin e ministrit Rikalo për ndarjen e subvencioneve për pjesën veriore të Mitrovicës, rekomandimet e LDK-së nuk arritën që të votohen në mungesë të kuorumit, përcjell albinfo.ch.
Për këtë shefat e grupeve parlamentare kërkuan që seanca të shtyhet për të martën në ora 10 pasi që thanë se shumica e deputetëve janë larguar dhe vështirë që mund të kthehen.
Në interpelancë deputetët janë shprehur të pakënaqur me trajtimin e sektorit të bujqësisë nga Qeveria e Kosovës. Lidhur me vendimin e Nenad Rikalos për subvencione në pjesën e veriut, Elmi Reçica, në emër të GP të PDK-së, tha se puna e ministrit Rikado duhet të jetë transparente.
E Liburn Aliu, në emër të GP të LVV-së, tha se kanë qenë të bindur se ministri Rikalo do të aplikonte politika në favor të Serbisë.
Sali Salihu, në emër të GP të PSD-së, tha se sektori i bujqësisë nuk po trajtohet seriozisht nga qeveria. Ndërsa Avdullah Hoti i LDK-së ka thënë se kryeministrin Haradinaj nuk po e pyet më askush, e aq më pak ministrat e tij. Ai e ka cilësuar atë si një kryeministër të dobët e qyqar. Për këtë reagoi Haradinaj. “Ky qyqani para juve po ju vjen në interpelanca. Mund të them se jam kryeministri i vetëm që i respekton këto kërkesa për raportim”, tha ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













