Kosova
RRGK kërkon dënime më të ashpra për ata që shkaktojnë dhunë në familje
Rrjeti i Grave të Kosovës u është drejtuar me një letër publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga të cilët kanë kërkuar që të sigurohen që definicioni specifik i dhunës në familje, i rekomanduar nga kjo organizatë, të jetë i përfshirë në ndryshimet në Kodin Penal të Kosovë dhe të votojnë për miratimin e tij.
“Siç tregojnë të dhënat nga policia, gjatë dekadës së fundit dhuna në familje është njëra prej krimeve më të shpeshta në Kosovë. Vetëm në tre vjetët e fundit (2015-2017), 49 gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre nga anëtarët e familjes. Në vitin e fundit, më shumë se 1,125 raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës. Për më tepër, hulumtimi i RRGK i bërë në vitin 2015 tregon se më shumë se 62% e kosovarëve kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre.
Megjithatë, të dhënat zyrtare nga gjykatat në Kosovë tregojnë se ka pasur shumë pak dënime për krimet e tilla. Hulumtimi ynë i bazuar në anketim të thellë në gjithë Kosovën, ka treguar se kjo ndodh pikërisht për shkak të mungesës së një definicioni specifik të dhunës në familje në Kodin Penal aktual. Kjo nënkupton që krimet e bëra në marrëdhënie familjare shpesh janë trajtuar vetëm në procedurat civile, edhe atëherë kur është shkaktuar një vepër penale, e cila duhet të ndiqet penalisht automatikisht (ex officio). Dëshmitë sugjerojnë që mungesa e një definicioni për dhunën në familje në Kodin Penal ka kontribuar drejtpërdrejt në përsëritjen e rasteve të dhunës ndaj grave, përfshirë edhe vdekjen”, thuhet në letrën e RRGK-së, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












