Kosova
VV: Institucionet e Kosovës po shpërfillin mërgatën
Lëvizja Vetëvendosje me anë të një aksioni të zhvilluar afër Ministrisë së Diasporës në Prishtinë në ditën e mërgatës i kanë rikujtuar shpërfilljet institucionale që u bëhen mërgimtarëve.
Sipas njoftimit të LVV-së Sekretarja organizative e Vetëvendosjes, Vlora Haxhimehmedi e cila vetë është kthyer nga Norvegjia ka thënë se margimtarët diskrimonhen në politik, në ekonomi e edhe kulturë.
“Ata gjithnjë e më shumë po trajtohen nga institucionet si të huaj edhe në vendin e tyre. Nga nëpërkëmbja e të drejtës për të votuar, te pagesa e padrejtë për kartonin e gjelbërt, nga radhët e gjata në kufi dhe vonesat e tjera administrative, e deri te kërkesat për rryshfete, këto institucione e kanë kthyer mërgatën tonë në objekt mashtrimi dhe abuzimi”, ka thënë Haxhimehmedi.
Sipas LVV-së “ është mërgata ajo që ka qenë jetike për mbijetesën dhe çlirimin e shqiptarëve nën ish Jugosllavi. Ajo u kthye jo vetëm në strehë për të përndjekurit politikë, gazetarët, artistët e shkrimtarët, por financoi me dekada ekzistencën ekonomike, politike dhe arsimin. Gjatë luftës mërgata dha një mbështetje të fuqishme me njerëz dhe materiale. Por qeverisjet e deritanishme, pas luftës, ia kanë reduktuar rolin mërgatës në minimum, përveç në aspektin e remitancave, ku mërgata kthen në Kosovë rreth 1 miliard Euro. Megjithatë edhe ky kontribut shkon kryesisht për konsum të mallrave të huaja, për shkak të mungesës së prodhimit vendas, dhe për pasojë këto para dalin prap jashtë vendit”.
Lëvizja Vetëvendosje sipas disa statistikave të publikuara, thotë se vetëm në Gjermani janë aktualisht të regjistruara mbi 32,000 biznese shqiptare.
“Paramendoni çfarë mund të bëjnë këto bizneze sikur të ndihmoheshin të organizoheshin më mirë. Paramendojeni çfarë ndikimi do të kishin në ekonominë e Kosovës këto biznese sikur të investonin qoftë dhe 10% të kapitalit të tyre. Ata po investojnë, por shumë më pak nga ç’dëshirojnë sepse u kërkohet rryshfet, sepse u pritet hovi që ne start përmes korrupsionit dhe mashtrimit”, thuhet në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













