Kosova
LB: Qeveria, e papërgjegjshme ndaj parasë publike
Lëvizja për Bashkim ka reaguar ndaj vendimit të ekzekutivit kosovar, i cili ka proceduar për implementimin projektligjin e rritjes së pagave, kryesisht për stafin politik. Qeveria vendosi pasi mori vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendimin e Qeverisë nuk e konsideron jokushtetues, transmeton albinfo.ch.
“Edhe kësaj radhe, ky veprim i Qeverisë ka shqetësuar opinionin publik dhe ka dëshmuar për një qasje arrogante që ka kjo qeveri në të gjitha drejtimet. Lëvizja për Bashkim konsideron se Qeveria, para se të vendoste për zbatimin e këtij vendimi, do të duhej të reflektonte lidhur me reagimin e opinionit publik për këtë çështje. Ajo, së paku, nuk do të duhej të ndërmerrte këtë hap para se ta draftonte Ligjin për Qeverinë, në të cilin do të kufizohej numri i ministrave, këshilltarëve, e sidomos zëvendësministrave. Të mos harrojmë se kjo qeveri, në mënyrën më të papërgjegjshme, ka shtuar në rreth 80 numrin e zëvendësministrave, të cilët përveç barrës financiare, janë edhe pengesë në efikasitetin e punës së ministrive”, thuhet në reagim.
Për Lëvizjen për Bashkim është e papranueshme se si Qeveria Haradinaj vendosi t’i rrisë pagat mbi nivelin e pagave të rajonit dhe në shpërputhje të plotë me situatën socio-ekonomike në Kosovë. “Kjo qeveri po vazhdon të tregohet tërësisht e papërgjegjshme ndaj parasë publike dhe njëkohësisht po vazhdon të shpërblejë militantët partiakë me poste zëvendësministrash, duke abuzuar kështu me buxhetin e shtetit. Fatkeqësisht, puna e deritashme e kësaj qeverie nuk na jep shpresë dhe arsye për të besuar se këto paga dhe këto shpërblime do të përkthehen në rezultate”, përfundon reagimi.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












